Connect with Us

Tre të vrarë për tre ditë/ Ish-deputeti: Ramës nuk i bëhet më vonë për qytetarët

Aktualitet

Tre të vrarë për tre ditë/ Ish-deputeti: Ramës nuk i bëhet më vonë për qytetarët

Publikuar

-

Edi Rama quan kazan zerin e amerikes

Përgjatë tre ditëve të fundit ka pasur tre vrasje të njëpasnjshme, të cilat kanë tronditur vendin.

Në lidhje me ngjarjet e fundit ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në një postim në rrjetet sociale se siguria në vend është zero, duke treguar edhe njëherë se vendi është i kapur nga krimi.

“Atentati i tipit mafioz ne Grudë të Shkodrës, që i mori jetën një biznesmeni 35 vjeçar, është ngjarja e radhës tejet e rëndë, që dëshmon se qytetarët e këtij vendi janë krejt të pasigurtë për jetën. Policia është vënë në shërbim të pushtetit të kryeministrit frikacak, përmes veglës së tij të bindur, “teknicienit” Sandër Lleshaj.

A ka më turp kur ka shërbim të përforcuar për gjithë politikanët mëkatarë, ndërsa krimi godet i pashqetësuar, pasi policia po përdoret për të mbrojtur Edi Ramën e veglat e tij nga qytetarët? Një polici që merret vetëm me protestat e qytetarëve të lirë, të fermerëve, studentëve, banorëve të Unazës së re, që tregohet e pamëshirshme me gjobat ndaj njerëzve të thjeshtë, një polici që vepron pa pikë problemi me gaz helmues ndaj qytetarëve protestues, që i procedon penalisht si të ishin kriminelë, që përdor edhe objektet e kultit për të vendosur snajpera që shënjestrojnë qytetarë protestues!!! Jane të gjitha shenja se Edi Ramës nuk i bëhet më vonë për qytetarët, por vetëm për karriken e vet.

LEXO EDHE:  “Nuk mund të fshihesh mbas Bashës”/ Hajdari sulmon ashpër Ramën: Arrogant!

Një shtet policor për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës është pika që po derdh gotën e zullumeve të kryeministrit ndaj qytetarëve të vet! Prandaj bashkimi për ta larguar sa më parë është mision qytetar para se të jetë politik! Durimit i ka ardhur fundi! #RamaIk#StopShtetitPolicor”,-shkruan Spahia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, aktuale

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej shkaqet e kësaj ngjarjeje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Lezhë-Milot/ 6 persona të armatosur i grabisin makinën luksoze kosovarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 27-vjeçar nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa i riu ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë të cilët i janë vënë në ndjekje derisa i kanë bllokuar rrugën.

LEXO EDHE:  Fotot-Rama “s’ka rroba”?!/ Nga Fieri në Vlorë me të njëjtin kostum sportiv!

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Edi Rama e ka kthyer PS në organizatë kriminale



Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin e mirë/ 208 mijë vaksina priten të mbërrijnë pas pak orësh në Rinas

LEXO EDHE:  Plas “sherri” live/Ilir Kulla: Meta kryeministër! Çani: Prit, s’ke parë gjë akoma!



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE