Trajner i ri apo Solkjaer / Pogba jep “verdiktin” e tij – CNA
Connect with us

Aktualitet

Trajner i ri apo Solkjaer / Pogba jep “verdiktin” e tij

Publikuar

-

Paul Pogba ka rrëfyer sot në një intervistë për “Sky Sport” se dëshiron që norvegjezi Solskjaer të jetë në krye të Manchester United edhe sezonin tjetër. Marrëdhënia që kampioni i botës kishte me ish-trajnerin Jose Mourinho për pak sa nuk solli largimin e Pogba. Gjithsesi, ai që bëri i pari valixhet gati ishte vetë trajneri portugez, i zëvendësuar nga Solskjaer.

Nën drejtimin e norvegjezi Manchester United ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League dhe ndodhet në vendin e katërt në Premier League. “Sigurisht që dua që Solskjaer të qëndrojë. Rezultatet me të në krye kanë qenë të jashtëzakonshme. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, por kjo marrëdhënie e trajnerit është me të gjithë lojtarët”, tha Pogba.

Nën drejtimin e Solskjaer, Pogba ka realizuar 9 gola në 17 ndeshje. “Kur një lojtar është i lumtur me një trajner dëshiron që të jetë gjithnjë i tillë. Solskjaer e meriton konfirmimin, pasi e njeh mjaft mjrë këtë klub. Ai na dha lirinë për të luajtur futboll, gjë të cilën e kishim humbur më parë”, u shpreh më tej Pogba.

Aktualitet

Sulmuan KZAZ-në në Kukës/ Prangosen katër persona, në kërkim 7 të tjerë

Publikuar

-

By

Pas sulmeve të një dite më parë në KZAZ nr.11 Kukës,. Policia ka prangosur katër persona, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

‘Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, tek gjimnazi “Havzi Nela”, në KZAZ nr.11 Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, konkretisht:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale  “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Blofi i Vladimir Marës dhe Dritan Prençit/ Prokurorët i bashkohen grupit të pazareve zgjedhore

Publikuar

-

By

Prokuroret e Krimeve te Renda Vladimir Mara Dritan Prenci

Përgjimet e dosjes 339 dhe 184 kanë marrë dhenë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda vijon të luajë blofin.

Për të treguar se po punojnë, prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë njoftuar sot se kanë dërguar në gjykatë, ish drejtorin e Burgjeve Arben Çuko dhe katër persona të tjerë.

Sipas prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

Në një kohë kur përgjimet e dosjes 339 dhe 184 janë kryefjala e krimit, prokurorët e çështjes kanë zgjedhur të luajnë blofin me pretendimin se kanë punuar.

Por, a mund ti besohet prokurorit Vladimir Mara, të cilit kunati i doli në përgjimet e pazareve të votave.

Sali Skura, shefi i Komisariatit 5 në kohën e përgjimeve të dosjes “184” të vjedhjes së votave në Dibër e në vijim, rezulton se ka bërë përpjekje policore për bllokimin e qytetarëve që jetonin përkohësisht në Kamëz për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Në vend që të kryenin hetimet dhe të dërgonin para përgjegjësisë, zyrtarët e lartë socialistë të cilët kanë dalë në përgjime, kërcënojnë mediat që mos të publikojnë hetimet.

U thirr kryebashkiku i Durrësit Vangjush Dako dhe askush tjetër.

Edhe të tjerë mund të kenë thirrur, por ndoshta për kafe në Prokurori, duke u bërë kështu palë me grupin e pazareve të votave.

Tashmë që përgjimet kanë dalë në dritë, duke tronditur mbarë opinionin publik por edhe gjithë skenën politike, duket qartë se hetimet janë shkatërruar.

Dhe nga ky shkatërrim nuk mund të amnistohen prokurorët Mara dhe Prençi.

Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, sidomos ky i fundit dyshohet se i kanë zvarritur hetimet dhe arsyeja tashmë dihet.

Gjithsesi dy prokurorët janë shpërblyer nga pushteti me kalimin e Rilindjes. Ndaj mbyllin gojën, duke u përfshirë në krime elektorale që tashmë i ka dëgjuar i madh dhe i vogël.

Në një vend normal, ku funksionon ligji, prokurorët Mara dhe Prençi do të kishin fluturuar nga Prokuroria, dhe do të përgjigjeshin para drejtësisë.

Por, duke qenë se janë kthyer në goglat e politikës, dy prokurët në fjalë, vijojnë ta thellojnë skandalin, duke amnistuar nga përgjegjësia zyrtarët e lartë socialistë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ish ministrat, drejtorët dhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e krimit elektoral./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Prokuroria të hetojë të gjitha palët”/ Musa Ulqini hedh dyshime mbi përgjimet

Publikuar

-

Deputeti i PS, Musa Ulqini ka folur nga qyteti i Belshit, për situatën politike në vend.

Ulqini ka thënë se në këtë qytet nuk mund të ketë tensione, pasi edhe në 1997, i vetmi incident ishte që kryetari i PD, hyri në lokal dhe nuk i tha ‘mirëmëngjes’ kryetarit të PS.

Deputeti i PS ka akuzuar Prokurorinë për daljen e përgjimeve, duke ngritur pikëpyetje për mos hapjen e hetimeve për të gjitha palët politike.

“Si është e mundur që kjo Prokurori politike përgjon vetëm njërën palë? Si është e mundur që nëse duhet të ketë drejtësi nuk hetohen të gjitha palët? Si është e mundur që dosja arkivohet dhe publikohet një ditë para se të jepej vendimi për hapjen e negociatave nga Këshilli i Evropës? Duhet të ishim bërë të gjithë bashkë që të futeshim në BE. Nëse hapen negociatat fitojmë të gjithë”, ka thënë deputeti.

Musa Ulqini nuk ka kursyer sulmet edhe ndaj presidentit Meta, veprimin e të cilit për anulimin e datës së zgjedhjeve, e quajti një akt për t’u futur në librin Guines.

“Veprimi i Metës do të hyjë në librin e Guines, në vend që të ulëë gjakrat i hesh benzinë tensionit në Shqipëri”, u shpreh Ulqini./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Close