LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rihapja e dosjes/ Artan Hoxha: Agjentura greke rol në masakrën e Peshkëpisë 

20 Mars 2019, 20:23, Aktualitet CNA
Rihapja e dosjes/ Artan Hoxha: Agjentura greke rol në masakrën e

Në emisionin “Repolitix”, ku po diskutohet lidhur me rihapjen e dosjes së të njohurës si “Masakra e Peshkëpisë”, që është ngjarja më e madhe kriminale e ndodhur në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit, i ftuar është dhe gazetari Artan Hoxha.

Duke diskutuar lidhur me mos-hetimin deri në fund të kësaj ngjarjeje, ku mbeti i vrarë komandanti i nënrepartit kufitare të Peshkëpisë, Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, që të dy ?Dëshmorët e Atdheut?, Hoxha  përmendi si një nga arsyet faktin që  nga pala greke ka qenë e vështirë për të gjetur bashkëpunim. Kjo pasi në masakër ka pasur rol edhe agjentura greke.

“Aty kanë luajtur rol edhe agjentura greke, ky ka qenë edhe fati që ka qenë vështirë për të gjetur bashkëpunim nga pala tjetër. Reparti ndodhet në vijë ajrore jo më shumë se 3 km nga kufiri grek. Ata erdhën një ditë para, kanë pasur informacion që ushtarët shqiptarë nuk kishin armë me fishekë.

Pritën mesnatën dhe duke ditur që gjatë natës kishte rekrutë të rinj. Ushtari Arsen Gjini ka pasur një armë pa fishekë në dorë, e vranë dhe brenda dy minutash u futën brenda repartit. Armët ishin në kasafortë të kyçura”,- ka artikuluar gazetari investigativ, Artan Hoxha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga