Connect with Us

Miq me ish-ët pas ndarjes/Ja kush janë të famshmit shqiptarë që e provuan

Kryesore Show Biz

Miq me ish-ët pas ndarjes/Ja kush janë të famshmit shqiptarë që e provuan

Publikuar

-

Shumë ekspertë thonë se do të ishte shumë më mirë për të mos qëndruar kurrë miq me ish-in për disa motive të thjeshta, që lidhen me ndjenjat.

Për më tepër, studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se miqësia mes një mashkulli dhe një femre nuk ekziston.

Po këta të famshëm shqiptarë kanë hedhur poshtë këto studime, duke dëshmuar se po, miqësia mund të ekzistojë pas ndarjes.

Grazia dhe Stine

Këngëtari Stine dhe partnerja e tij Grazia kanë vetëm pak kohë që janë ndarë, kur bënë publike se lidhja e tyre ka marrë fund dhe secili vendosi të ndjekë rrugën larg njëri-tjetrit.

Lidhja e tyre e dashurisë përfundoi, por jo ajo e miqësisë.  Stine dhe Grazia që janë prindër të një vajze, e mbështesin njëri-tjetrin dhe jo më larg se sot, këngëtarja publikoi në profilin e saj në Instagram, projektin e ri të Stines.

Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Albi Nako dhe Klaudia Pepa ishte dyshja më e përfolur në muajt e fundit, pas divorcit dhe deklaratës së balerinës, e cila e quajti ish-bashkëshortin “vëllai i madh”.

Ata janë ndër çiftet që ruajnë marrëdhënie të mira dhe ende komunikojnë me njëri-tjetrin. Albi rrëfeu në emisionin “Rudina” se pavarësisht të gjithave, Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij. Duke folur për arsyen e ndarjes, koreografi është shprehur:

“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas “Amici-t”, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Ne do të jemi gjithmonë në kontakt për gjithçka, dhe asgjë s’ka për të ndarë”.

Anduena dhe Arditi

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Anduena Llabani ka rrëfyer në emisionin “Rudina” se vazhdon t’i ruajë marrëdhëniet me babain e djalit të saj edhe pas ndarjes së çiftit. Anduena dhe ish-bashkëshorti, Arditi, takohen sa herë që djali i tyre, Aleksei dëshiron. Gazetarja është shprehur më herët se së bashku me Arditin i marrin  vendimet për djalin e tyre dhe ndjekin çdo aktivitet apo datë të shënuar për të.

 

 

Roza Lati dhe Stine

Ata jetuan së bashku një histori të bukur dashuri. Por lidhja e tyre mori fund një ditë. Pavarësisht ndarjes, Stine dhe Roza u shfaqën në publik si dy miq që ruanin një marrëdhënie të mirë, edhe pas ndarjes. Madje moderatorja e fton këngëtarin për ta intervistuar në emisionin e saj dhe jo vetëm atë por edhe ish-partneren e tij Grazia.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Si do të jetë dita e sotme për të gjitha shenjat?

Adrola Dushi dhe Adis Patushi

Ndarja mes saj dhe partnerit u përfol kur Adrola bashkë me të birin, Troin, u shpërngulën për të jetuar në SHBA, ku Adrola ka mamanë.

Por pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më bashkë, ka qenë një dasmë familjare që ka bashkuar sërish Adrolën me Adisin. Nga fotot e postuara, ata të dy dukeshin të qeshur dhe të gëzuar pranë njëri-tjetrit dhe kushërinjve të Adisit. Pavarësisht të gjithave, duket se ata të dy kanë ende një marrëdhënie të afërt dhe i qëndrojnë gjthnjë pranë djalit të tyre Troi.

Alban Dudushi dhe Nigda Dako

Alban Dudushi dhe partnerja e tij prej vitesh Bieta Sulo u bënë prindër në qershor të vitit 2017 me djalin Kroi Art. Por moderatori i njohur ruan marrëdhënie shumë të mira me të bijën e tij Joelle dhe ish-bashkëshorten, aktoren e “Portokalli”, Nigda Dako. Para lindjes së Bieta Sulos, Albani tha në një intervistë: “Vogëlushi është 50% yni e 50% i Joelle”.

Flori Mumajesi dhe Soni Malaj

Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptar, e pas ndarjes i vetmi kujtim ka mbetur hiti “Fluturimi 3470” me të cilin ishin pjesë e festivalit Kënga Magjike 2007.

Që nga ajo kohë Soni Malaj dhe Flori Mumajesi duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë, por kjo këngë do t’i kujtojë gjithmonë të dy në skenë. Në maj të vitit 2017 këngëtarja foli për herë të parë për ish-partnerin e saj, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk kishte më kontradita:

“Mua më vjen mirë që kanë shumë vite në skenë dhe nuk ndalen. Unë do të doja që artistët shqiptarë që kanë talent të mos të ndalojnë, të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ecin me po ato ritme suksesi. Kjo ka ndodhur me këta dy kantautorë që kanë vazhduar me ritmet e suksesit të tyre që në fillim e deri tani dhe besoj se po vënë baza të mira”.

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadaërgjonaj

Ai është i njohur për publikun shqiptar jo vetëm si një biznesmen, por edhe për lidhjen me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

I ftuar në një emisioni në janar të vitit 2017, Fatmir Hysenbelliu flet për herë të parë për ndarjen e shumëpërfolur nga Anxhelina.

“Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë por kemi mbetur miq”, tha ai./Burimi:xing.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Veshjet që duhet të blini nëse sapo jeni ndarë nga i dashuri

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja: Ja pse u ndanë Era Istrefi dhe Faton Shoshi

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Veshjet që duhet të blini nëse sapo jeni ndarë nga i dashuri

LEXO EDHE:  Sapo jeni ndarë?/ Shikoni se çfarë ndodh me trupin tuaj

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Veshjet që duhet të blini nëse sapo jeni ndarë nga i dashuri

LEXO EDHE:  Rrëfehet më në fund Angelina Jolie:"Ja pse u ndava nga Brad Pitt"

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: