LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mendoni se në moshën 18 vjeçare jeni pjekur? E keni ditur gabim gjithë jetën

20 Mars 2019, 15:25, Kuriozitete CNA
Mendoni se në moshën 18 vjeçare jeni pjekur? E keni ditur gabim

Duket se mund të keni një arsye për të shpjeguar se përse nuk po silleni si të rritur në moshën 18-vjeçare.

Sipas kërkuesve që merren me studimin e trurit nuk arrihet pjekuria para moshës 30 vjeç.Sipas profesor Peter Jones nga Universiteti i Kambrixhit të thuash një përcaktim se kur kalojmë nga fëmijëria në të qënit të rritur është absurd.

Shkencetarët janë shprehur se truri dhe sistemi nervor përcaktojnë se kur arrihet niveli i pjekurisë dhe diçka e tillë është e ndryshme për çdo njeri. Studimet kanë nxjerrë konkluzione se truri në moshën 18-vjeçare është ende në ndryshim, që prek sjelljen dhe me shumë mundësi zhvillon problemet e shëndetit mendor.

Ky tranzicion mund të ndodhë në kohëzgjatjen e 3 dekadave. Gjithashtu ai shtoi:

?Mendoj se sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe ai ligjor vendosin përcaktime për shkak të përshtatjes për veten e tyre. Kur arrin moshën 18-vjeçare mund të votosh, të blesh alkol, të marrësh një hipotekë dhe gjithashtu të trajtohesh si i rritur nëse ke probleme me policinë,?-u shpreh profesori.

Pavarësisht kësaj Jones theksoi se gjyqtarët me përvojë në çështjet penale e dallojnë ndryshimin mes një 19-vjeçari të pandehur dhe një ?krimineli? në të 30-tat. ?Mendoj se sistemi është duke adaptuar atë që fshihet me sy të lirë, që njerëzit nuk pëlqejnë idenë e shndërrimit nga larvë në flutur. Nuk ka një fëmijëri dhe më pas rritesh. Njerëzit janë në një rrugëtim, në një trajektore,?-u shpreh profesori.

Lajmet e fundit nga