“Lul Basha ka zgjedhur shokun”/ Henri Çili në panik: Më shtin të dridhurat – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Lul Basha ka zgjedhur shokun”/ Henri Çili në panik: Më shtin të dridhurat

Publikuar

-

Për analistin Henri Çili, dy partitë më të mëdha në Shqipëri, PD dhe PS, janë mbi nivelin e Shqipërisë.

“Unë jam totalisht kundër estabilishmentit. Çdo zgjidhje kundër estabilishmentit mua më shtin të dridhurat. Sistemi bipartizan apo dy partizan është interes publik dhe interes kombëtar.

Pa dy partitë e mëdha ne shpërbëhemi si shoqëri. Imagjinoni që marrëveshjet ndërkombëtare t’i ketë në dorë një parti e vogël, ose që vota të varet nga këto. Unë mendoj që PD dhe PS janë mbi nivelin e Shqipërisë. Shqipëria është më poshtë se PD dhe PS.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë sakrifikuar shumë për Shqipërinë. Dhe e fundit le t’i japim sistemit bipartizan, instrumentet e tij. Instrumenti kryesor i tij është sistemi mazhoritar. I pastër, pa kompensime, pa forma të tilla që zhvillojmë një luftë të vërtetë politike dhe të stabilizojmë spektrin politike. Estabilishmenti është i keq, anti-estabilishmenti është edhe më i keq”, ka thënë ai.

Sipas tij, PD dhe PS që në fillimin e tyre janë krijuar mbi nivelin e shoqërisë.

“PD dhe PS që nga fillimi kanë qenë krijime që janë krijuar mbi nivelin e shoqërisë dhe kanë qenë relativisht të përgjegjshme.

Ne kemi elitën politike më të mirë të mundshme. Shikoj profesorët në Shqipëri, shikoj gazetarët, shikoj intelektualët, janë nën nivelin e politikanëve.  Kush është këtu më i zoti se Berisha? Kush është këtu më i zoti se Rama?”, ka thënë më tej Çili.

I pyetur se si e mat zotësinë, Çili nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

“Nuk ka rëndësi, në polivalencën e vet. Nuk e kam në tërësi. Për shembull e di ti që forcat politike, qeveritë, kabinetet kanë rekrutuar forcat emë të mira universitare që nga vitet ‘90.  E di ti që niveli jonë profesional i ministrave ka qenë absolutisht nga njerëzit më të zgjedhur? Në këtë sens për mua PS dhe PD janë mbi nivelin e Shqipërisë. Çdo gjë tjetër në Shqipëri janë më poshtë”, është shprehur ai në emisionin Provokacia.

LEXO EDHE:  Njerëzit e Sorosit në PS dhe PD/ Deklarata e miliarderit, 14 vite më parë

Më tej ai ëhstë ndalur edhe tek situata politike në vend.

“Në Shqipëri po ndodhin të paktën tre zhvillime të rëndësishme. Në radhë të parë kemi ndjesinë e ngecjes, të pesimizmit, të një horizonti të mbyllur. Deri në 2015, 2016, 2013 Shqipëria ka pasur një sens prespektive, ka pasur një sens horizonti të hapur.

Elementi i dytë është fakti që në mënyrë të ngushtuar, modeli aktual, oferta ose struktura aktuale qeverisëse pothuajse i ka shteruar mundësitë e veta dhe lideri i saj, Rama. Por mbi të gjitha Shqipëria po rrezikon të rivulosë fatin e vet si një vend i prapambetur”, është shprehur ai.

Në lidhje me djegien e mandateve ai ka thënë se është dakord si akt i fundit për të shokuar demokracinë. Sipas tij, kjo është mënyra që ka zgjedhur kreu i demokratëve.

“Partnerët përgjuan disa grupe kriminale dhe na doli një gjë e caktuar, të cilën ne nuk kemi një sistem drejtësie funksional që të themi që kjo është kështu ose kështu. Atëherë çfarë ndodh? Cila është e keqja që palët të ritestohen në kushte neutrale.

Ç’do të thotë kushte neutrale? Si funksion në Shqipëri industria elektorale, funksionon në mënyrë të tillë që na ka ardhur në majë të hundës. Implikim i administratës, shfrytëzimi i pozicionit, fushatat e legalizimeve, populizmi dhe erdhëm te lidhjet e qarta me krimin dhe kandidatët. Sikur kjo mos të mjaftonte, kjo nuk po ecën, ne nuk po bëjmë hap në integrim.

Çfarë do themi në Qershor nëse do refuzohet prapë hapja e negociatave? Ka tre mënyra se si mund të përqasim një situatë me anë të profilaksisë, terapisë ose shokut. Lul Basha ka zgjedh shokun ta shokojë sistemin e demokracisë”, është shprehur Çili./CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  “Monopol korruptiv me naftën”/ PD zbardh skemën

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending