LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

20 Mars 2019, 07:18, Aktualitet CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.

Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore lindore të vendit gjatë paradites.

Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2° në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4-5°C mëngjesi deri në mbi 23°C në mesdita në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Lajmet e fundit nga