LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për bashkitë/ PD bojkoton zgjedhjet

20 Mars 2019, 20:31, Aktualitet CNA
Gara për bashkitë/ PD bojkoton zgjedhjet

Ish-Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, gjatë një interviste konfirmoi se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pa u plotësuar kushtet e vendosura nga PD-ja.

?Nuk ka kuptim të marrësh pjesë në zgjedhjet vendore, sa kohë ne betejën po e bëjmë për zgjedhjet e përgjithshme?,-tha Spaho.

Ndërsa përsa i përket negociatave me kryeministrin Edi Rama, Spaho u shpreh se nuk do të ketë negociata nëse nuk largohet Rama.

?Ne kemi qenë shumë të qartë në këtë pikë. Nuk hyjmë në negociata pa u tërhequr Edi Rama. Pasi të largohet Edi Rama, sigurisht dikush do të jetë ndërmjetës, Presidenti, ndërkombëtarët, kushdo që të jetë është i mirëpritur për të biseduar për një qeveri tranzitore?,-deklaroi ish-deputeti demokrat.

Më tej Spaho deklaroi se nuk ka për të pasur stabilitet deri në krijimin e një demokracie të plotë.

?Asnjëherë nuk ka për të pasur stabilitet nëse nuk do të ngrejnë demokraci të vërtetë. Edhe qëllimi i opozitës është ky që ta lëvizi vendin nga kjo “demokracia” e stabilitetit në një demokraci të qytetarëve?,-u shpreh Edmond Spaho në një intervistë për ?Ora News?./CNA.al

Lajmet e fundit nga