LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transporti ajor/ Ahmetaj i "tërheq veshin" Autoritetit të Konkurencës

19 Mars 2019, 11:15, Aktualitet CNA
Transporti ajor/ Ahmetaj i "tërheq veshin" Autoritetit të

Komisioni për ekonominë dhe financat është mbledhur sot në kuadër të raportimit vjetor të Autoritetit të Konkurencës për vitin 2018.

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj, nënvizoi se autoriteti duhet të mbrojë konsumatorin dhe konkurencën e lirë.

“Besoj se puna e autoritetit të konkurencës duhet të ngrihet në një nivel të ri duke u fokusuar në fenomene që krijojnë standarte të reja. Thelbi nuk është gjoba, por konkurenca e lirë dhe e ndershme. Në të gjithë përpjekjet që bën qeveria dhe kuvendi për të përcaktuar direktivat janë përafruar në shumë fusha”, ka thënë Ahmetaj.

Sipas tij, Autoriteti duhet të ketë iniciativë që mbrojë konsumatorin dhe konkurencën e lirë. Ahmetaj ka kërkuar që të fokusohen në tregun e trasnportit ajror.

“Duhet të fokusoheni në tregun e transportit ajror. Ky transport ka dominim të operatorëve. Unë do t’i kërkoja autoritetit të bënin një gjë të vlefshme për tregun e lirë. Si ka mundësi që çmimi i biletës është më i shtrenjë për segmente të ngjashme me ato të vendeve të huaja?”, ka pyetur Ahmetaj.
Sipas tij, dëmi moral është shumë i rëndësishëm, pavarësisht gjobave.
“Aspekti i biletave për shkak të një tregu i cili nuk është plotësisht i lirë, dëmi për një konsumator mund të shkojë deri në 200 milion euro”, ka thënë më tej Ahmetaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga