Connect with Us

Shpërthen meteori pranë Tokës/10 herë më i fuqishëm se një bombë atomike

Kuriozitete

Shpërthen meteori pranë Tokës/10 herë më i fuqishëm se një bombë atomike

Publikuar

-

Një lëmsh i madh zjarri shpërtheu në atmosferën e Tokës në muajin dhjetor të vitit që kaloi.Këtë deklaratë e ka dhënë NASA ku ka thënë se ky ka qenë shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë.Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës. Sipas ekspertëve të NASA-s një lëmsh i tillë i zjarrtë, ndodh vetëm dy apo te herë në çdo 100 vjet.

LEXO EDHE:  Alarmi i shkencëtarëve: Shfarosja e 6-të e Tokës ka nisur

Deri më tani ngjarja kishte ngelur e pzbuluar pasi gjithçka kishte ndodhur mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës.

Asteroidi ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s dhe një pjerrësi trajektoreje prej 7 gradësh. Shkëmbi hapësinor, me një madhësi që shkonte në disa metra, ka shpërthyer 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një energji qe llogaritet ne 173 kilotone.

Lidhur me ngjarjen NASA u njoftua nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Shpërthimin e pikasën satelitët ushtarakë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Paralajmërimi i studiuesve/ Rreziku që iu kanoset burrave që nuk kanë një martesë të lumtur

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i studiuesve/ Rreziku që iu kanoset burrave që nuk kanë një martesë të lumtur

Nëse e gjeni veten të bllokuar në një martesë të pakënaqshme, studimi i ri nga Izraeli sugjeron që duhet të merrni një terapi martese ose rrezikoni vdekjen e hershme.

Duke eksploruar të dhëna të gjera shëndetësore, një ekip nga Universiteti i Tel Aviv gjurmoi vdekjet dhe shkaqet e vdekjes së më shumë se 10,000 burrave Izraelitë .

Të jesh i pakënaqur me martesën tënde, apo edhe ta perceptosh martesën tënde si të keqe, shkaktoi vdekjen e shumë burrave nga kushtet cerebrovaskulare (CVA), të tilla si goditje në tru, ose bllokim të arterieve.

Ata burra që nuk ishin të kënaqur nga martesa e tyre kishin 69.2 përqind më shumë të ngjarë të vdisnin nga goditja në tru se sa ata që ishin të lumtur në martesën e tyre, zbuluan autorët.

LEXO EDHE:  Rama zgjodhi tokën për ndërtimin e spitalit në Fier/ Qytetarët ngrihen në protestë

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 4200 m2 tokë/Dyshohet se u përfitua me dokumente false

Kur merreshin parasysh të gjitha rastet e vdekjes së parakohshme mes burrave, shkalla e vdekjes ishte 19 përqind më e lartë tek burrat që thanë se martesa e tyre ishte e pakënaqshme.

Autorët e studimit thonë se autoritetet shëndetësore duhet të promovojnë terapinë martesore si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e burrave dhe për t’i ndihmuar ata të jetojnë më gjatë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

E pazakontë/ 42 vjeçarja feston divorcin me daulle dhe fishekzjarre

Publikuar

-

Nga

Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me daulle.

E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

LEXO EDHE:  Zjarr në Elbasan/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke

LEXO EDHE:  Sekreti i fshatit me meshkujt më të fuqishëm në botë

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

5 arsye pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Publikuar

-

Nga

5 arsye pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti, sipas psikoterapistes Ginnie Love Thompson. Ndërsa është normale të kesh ulje dhe ngritje në një marrëdhënie, është gjithashtu e mençur të dish kur është koha ta lësh. Por shpesh, largimi është më lehtë të thuhet sesa të bëhet.

më poshtë do të zbuloni 5 arsyet pse vazhdon qëndroni në një marrëdhënie toksike:

Të kesh frikë nga vetmia

Sipas një  studimi , frika e të qenit vetëm mund t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie shkatërruese, për arsyen e thjeshtë se është “më mirë” të kesh një partner të papërsosur sesa të jesh beqar. Shoqëria ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se të qenit beqar ose “vetëm” është një gjë negative – por në realitet, nuk ka  asgjë të keqe.

Të kesh vetëvlerësim të ulët

Studimet sugjerojnë gjithashtu që njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët kanë një tendencë për të qëndruar në marrëdhënie jo të shëndetshme. Pasi keni përjetuar abuzim dhe sjellje toksike për kaq shumë kohë, mund të jetë e lehtë për njerëzit që të bien në grackën e  besimit se kanë faj për sjelljet toksike të partnerit të tyre. Vetëvlerësimi i ulët mund të bëjë që njerëzit të vënë në dyshim vlerën e tyre dhe çfarë sjellin në marrëdhënie.

LEXO EDHE:  Alarmi i shkencëtarëve: Shfarosja e 6-të e Tokës ka nisur
LEXO EDHE:  Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Të ndjehen përgjegjës për partnerin dhe veprimet e tyre

Pas një situate apo ballafaqimi të pakëndshëm, një abuzues ndonjëherë do ta bëjë partneren e tij të ndihet fajtore, edhe pse nuk është e tillë.

Të besosh se gjërat mund të ndryshojnë

Shumë njerëz që janë në marrëdhënie toksike nganjëherë rrinë përreth sepse e duan partnerin e tyre dhe besojnë se gjërat do të përmirësohen një ditë ose se marrëdhënia mund të  shpëtohet. Ata gjithashtu mund të supozojnë se sjellja jo e shëndetshme e partnerit të tyre është rezultat i rrethanave të vështira, ose se ata mund të ndryshojnë disi marrëdhënien duke qenë vetë një partner më i mirë. Por në realitet, sjellja shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe njerëzit thjesht dëmtohen gjithnjë e më shumë .

Të kesh frikë nga refuzimi

Një arsye tjetër është refuzimi – ata qëndrojnë në një marrëdhënie jo të shëndetshme sepse kanë frikë se mos refuzohen në të ardhmen, kështu që ata lidhen me partnerin e tyre aktual. Njerëzit që kanë frikë nga refuzimi mund ta kenë të vështirë të shprehen, të shprehin mendimet e tyre dhe të qëndrojnë në këmbë për veten e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE