LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes ish-doganierëve hajdutë/ Hyseni dhe Idrizi heqin maskat

19 Mars 2019, 09:42, Aktualitet CNA
Sherr mes ish-doganierëve hajdutë/ Hyseni dhe Idrizi heqin maskat

Mbrëmjen e djeshme, debati mes deputetit ish-doganier të PS-së, Alket Hyseni dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, edhe ky ish-drejtor doganash në kohën e Fatos Nanos, ka degjeneruar në akuza të forta.

Të ftuar në emisionin ?Open? të Eni Vasilit, Idrizi dhe Hyseni shaheshin si hajdutë.

Ndërkohë që në emision po flitej për vjedhjen dhe blerjen e votave, dy hajdutët e doganave u përfshinë në sherr për demokracinë dhe votën e lirë.

Duke qënë se vinin të dy nga doganat, Hyseni dhe Idrizi e treguan mbrëmë se ja dinë mirë huqet njëri-tjetrit, pasi doganierët shquhen për këtë profesionin e shitblerjes se votës dhe jo vetëm.

Njëri drejtor doganash me bëma e gjëma dhe tjetri po hajdut i shkarkuar prej tij, kanë zbuluar detaje të rënda mbrëmjen e djeshme.

Idrizi ka zbuluar se deputeti socialist nuk ka ikur nga dogana e Kakavijës, ku ka shërbyer deri në vitin 2000, duke dhënë dorëheqjen, por është pushuar prej tij nga puna. Por Idrizi i ka përmendur dhe përvetësimin e sipërfaqeve të tokës në bregdet nëpërmjet falsifikimit të shkresave.

Idrizi: Do të nxjerr edhe emailet e Ramës për ty?? Të kujtohet kur erdha në doganë..! Të kam pushuar nga puna për hajdut, kur ishe në Kakavijë?

Hyseni: Ti je mashtrues?

Idrizi: Prandaj të thash mos e kthe në personal debatin?Unë sjam akuzuar për grabitje pronash në bregdet?Të kam futur unë ke Partia Socialiste, Alket!

Hyseni: Hajdut je ti, mashtrues? Ti ke lexuar nga librat e mi edhe ke mësuar?

Më pas u desh ndërhyrja e moderatores e cila  bëri thirrje për uljen e mikrofonave të dy të ftuarve/CNA.al

Sherr mes Shpëtim Idrizit dhe deputetit socialist/ Akuzohen si hajdutë dhe të korruptuar

Alket Hyseni drejt prangave?/ Zbardhen faktet se si i grabiti pronat në bregdet

Akuzohet për grabitjen e pronave në bregdet/ ?Arratiset? Alket Hyseni

Alket Hyseni ?justifikon? pasurinë qindra milion dollarëshe

Avokati zbulon të dhëna të tjera lidhur me veprimtarinë mafioze të Alket Hysenit

Akuzohet për tjetërsimin e pronave/ Nisin hetimet ndaj deputetit Alket Hyseni

Krimet e rënda nisin procedim penal për deputetin socialist/ Ja për çfarë akuzohet

 

Pasurinë e denoncoi CNA.al/ Nis procedimi ndaj Alket Hysenit

Ish-doganieri deputet tregon sesi ?pastrohen? paratë

Konflikte dhe lakmi/ Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

Hipokrizia e Shpëtim Idrizit me çamët

Çfarë e bashkon Dulen me Idrizin apo çamët me grekët?

Foto-Shpëtim Idrizi përdor gjuhë rrugaçësh ndaj qytetarit

Lajmet e fundit nga