LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prindërit e Marvi Mihalit: Artan Lulaj i ka duart me gjak

19 Mars 2019, 10:42, Aktualitet CNA
Prindërit e Marvi Mihalit: Artan Lulaj i ka duart me gjak

Prindërit e Marvi Mihalit, i cili u vra me 31 gusht 2017 pranë stadiumit ?Dinamo?, shprehen të revoltuar ndaj organeve të drejtësisë, pasi sipas tyre Gjykata nuk po vë drejtësi.

Duke folur sot për mediat, babai i Marvi Mihalit ka paralajëmruar se nëse nuk vihet drejtësi, do të funksionojë kanuni dhe kurani.

Nga ana tjetër e ëma tha se nuk pranojnë gjyq dëmshpërblimi dhe hodhi akuza edhe ndaj prokurorit Artan Lulaj, për të cilin tha se edhe ai i ka duart me gjak.

“Katër kriminelë e deri të avokatë e te Prokuori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njehërë e përgjithmonë. Kërkoj drejtësi. Në qoftë se nuk bëhet drejtësi do të funksionojë ligji i kuranit dhe kanunit. Që javës tjetër që u dha pretenca, dhe që kur ndodhu ngjarja ai e ka quajtur gjest kalamanjsh. Vrasja ishte me paramendim në bashkëpunim. Ata jo vetëm që e vranë dhe nuk e pranuan krimin. Ata kanë luajtur ping pong. Njëherë e vrau njëri njëherë tjetri. Drejtësinë do e vendosim vetë. Ata vinin në gjyq duke na pështyrë te këmbët. Aata bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë ndërsa djali im u fut në dhe. E provofshin dhimbjen e madhe që po provoj unë çdo ditë. Nuk pranojmë gjyq dëmshpërblimi”u shprehën prindërit e Marvi Mihalit në një deklaratë për mediat./CNA.al

Prokurori i mega-skandaleve/ Artan Lulaj i inkriminuar?

Skandal, pezulloi hetimet për dhunën ndaj gazetarit/ Kush është prokurori Artan Lulaj?

Skandal/ Prokurori mbyll dosjen e burrit të anëtares së KPK

Lajmet e fundit nga