LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje mes dy biznesmenëve/ Plagosen tre persona, policia fsheh ngjarjen

19 Mars 2019, 10:02, Aktualitet CNA
Përplasje mes dy biznesmenëve/ Plagosen tre persona, policia fsheh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit tre persona kanë mbetur të plagosur, tre ditë më parë në Tiranë, pas një konflikti mes dy biznesmenëve.

Denoncuesi thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha, ndërsa policia e ka fshehur ngjarjen.

?Ju bej me dije për një ngjarje të rende që ka ndodhur para tre ditesh në Tiranë. Në rrugën Babë Rexha, dy biznesmenë ndërtues, njëri nga Tepelena dhe tjetri nga Burreli, në konfliktin mes tyre janë plagosur tre persona me arme zjarri dhe policia nuk jep asnjë informacion për ngjarjen. Mbahet sekret, kjo është policia e narkoshtetit!?-shkruan denoncuesi.

Lajmet e fundit nga