LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Arta Marku/ Çdo gjyqtar do mbajë kostot e dështimit

19 Mars 2019, 11:54, Aktualitet CNA
Paralajmëron Arta Marku/ Çdo gjyqtar do mbajë kostot e

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ndodhet në Vlorë për të bërë analizën vajtore të Prokurorisë së këtij qyteti.

Mësohet se kryeprokurorja Marku ka deklaruar se qyteti bregdetar është një zonë me kriminalitet të lartë, dhe apeloi për një bashkëpunim të thellë mes organeve ligjzbatuese.

Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se një ditë çdo gjyqtar do të mbajë kostot e dështimit.

?Vlora është qytet me kriminalitet të lartë prandaj duhet bashkëpunim me policinë dhe organet kompetente. Do të vijë momenti që çdo gjyqtar do të mbajë kostot e dështimit. Duhet të vazhdoni të punoni të pavarur e me ndershmëri?, ka thënë Marku./CNA.al

Lajmet e fundit nga