LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha thirret në prokurori

19 Mars 2019, 11:11, Aktualitet CNA
Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha thirret

Pas mbërritjes së letër-porosive nga SHBA në lidhje me dyshimet mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, mësohet se kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha është thirrur nga organi i akuzës.

Burimet për CNA.al, thanë se Basha është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar, ditën e enjte.

Të njëtat burime saktësuan për CNA.al, se Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani dhe Sekretarin aktual të PD-së, Gazmend Bardhi.

Prokuroria po heton në lidhje me Financimet e dyshimta ruse të PD-së në SHBA, ku janë paguar 650 mijë dollarë, nga të cilat vetëm 75 mijë dollarë janë paguar nga PD dhe për të cilat Lulzim Basha në daljet e tij publike, ka dhënë disa versione të ndryshme.

Kujtojmë këtu se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ?Stonington Strategies?, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania ?Stonington Strategies?, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga ?Biniatta Trade LP?-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD. Ndërsa pas kësaj, ishte revista investigative amerikane ?Mother Jones?, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA./CNA.al

Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

Skandali me lobimet ruse/ SHBA i ?tërheq veshin? Bashës?

Lobimi i PD, zbardhen letër-porositë nga SHBA

“The Independent” artikull për ndërhyrjet ruse në Ballkan/ Ndalet tek lobimet për Bashën

Skandali me lobimet e PD/ Tjetër dosje nga SHBA, Lulzim Basha gati të fundoset

Të dhënat për lobimet janë në Prokurori/ Vangjeli vë me ?shpatulla pas muri? Bashën

Skandali me lobimet në SHBA/ Basha në fund të karrierës?!

 

Lajmet e fundit nga