LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës"/ Nard Ndoka tallet keq me Petro Koçin

19 Mars 2019, 16:09, Aktualitet CNA
"Mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës"/

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, cili kohët e fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka shigjetuar Opozitën.

?Opozita duhet të ndalojë hapat prapa e të fillojë të ecë përpara?, ka shkruar Koçi në rrjetet sociale.

Por, ajo që bie në sy në postimin e tij është një koment i kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Ndoka e ka thumbuar, duke i thënë që të mos shkruajë në rrjetet sociale ndërkohë që është në orar pune. 

?Petro, mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës. Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare?, ironizon Ndoka.

Por këtë thumbim zëvendësministri i Mbrojtjes nuk e ka lënë pa përgjigje.

?E mbara e forcon sigurinë kombëtare?, është përgjigjur Koçi, komentit të Ndokës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga