LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lefter Maliqi/ Do marr pjesë në protestat e PD-së kur të ikë Lulzim Basha

19 Mars 2019, 22:08, Aktualitet CNA
Lefter Maliqi/ Do marr pjesë në protestat e PD-së kur të

Lefter Maliqi, deputeti i listës së PD-së, i cili nuk iu bind urdhërit politik të kryetarit Lulzim Basha për të mos e pranuar mandatin, ka qenë pjesë e emisionit “Tempora” ku ka sqaruar situatën dëshpëruese në të cilën e ka futur Basha Partinë Demokratike.

Ndër të tjera ai i është përgjigjur dhe pyetjes së drejtueses së emisionit lidhur me pjesëmarrjen e tij në protestat e opozitës.

 “ Aktualisht jam deputet i opozitës. Duke parë situatën politike do veproj në varësi të kësaj situate, në varësi të elektoratit që mbështes. Por kam bindjen se do ta meritoj qënien deputet i opozitës. Në varësi të situatës politike, të frymës politike, mbase dhe të ndonjë ndryshimi të mundshëm të lidershipit të PD, pse jo edhe do ti bashkohemi protestës,”- ka qenë përgjgja e Maliqit.

I cili ka dhenëpërgjigjen e mëposhtëme për pyetjen: ” Pra ju po prisni ndryshimin e lidershipit, që të jeni pjesë e protestave opozitare?”

Maliqi:E kam thënë qënë fillim që lidershipi i PD nuk ngjall shpresë, frymë, nuk jep besim për fitore./CNA.al 

Lajmet e fundit nga