LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajmi i rremë i sëmundjes së Ramës/ Çuni i Fahriut: Po na ngel në dorë

19 Mars 2019, 19:06, Aktualitet CNA
Lajmi i rremë i sëmundjes së Ramës/ Çuni i Fahriut:

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka vazhduar edhe ditën e sotme. Si çdo natë në mbështetje të tyre ka qenë ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Balliu u shpreh se Rama do të rrëzohet, madje po u ngel në dorë, duke iu referuar lajmeve për para-infarktin më 16 mars.

“Jo vetëm që po rrëzohet, por po na ngel në dorë, pasi në 16 mars i ra para-infarkt. Të shkojmë ditën e enjte dhe ti tregojmë se kush vendos në këtë vend. Nuk vendosin ata me atë parlament palaçoje.

E di gjithë bota se ka protestë te Unaza e Re, e kanë transmetuar të gjithë.  I themi Sandër Lleshajt, mos guxo se nuk do të gjesh vrimë miu ku të futesh. Në 21 mars ejani te parlamenti për t’u treguar që vendosin qytetarët”,-tha Balliu.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, përgënjeshtroi lajmet e sëmundjes së tij, të cilat u përhapën nga deklaratat e Balliut. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga