Connect with Us

I kërkoi armë Arta Markut/ Pasuria e një kryeprokurori në panik

Aktualitet

I kërkoi armë Arta Markut/ Pasuria e një kryeprokurori në panik

Publikuar

-

kryeprokurorja arta marku

Procesi i Vettingut, në këtë fazë, përveç kandidatëve që do të përzgjidhen për SPAK u ka dhënë përparësi drejtuesve të gjykatëve dhe prokurorive.

Emri i kryeprokurorit të Sarandës Edison Ademi, së shpejti pritet të kalojë në Vetting.

Emri i prokurorit Ademi është lakuar në media vitin që shkoi, pas kërkesës që ai bëri Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Dy vjet pas aplikimit të ligjit për çarmatosjen e një kategorie të caktuar zyrtarësh përfshi edhe prokurorët, Ademi lëshoi alarmin për t’u pajisur me armë.

Në analizëm vjetore të vitit 2017 drejtuar kryeprokurores Arta Marku, ai shtronte kërkesën për pajisjen e prokurorëve me armë.

“Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre”, ishte kërkesa e Ademit drejtuar Markut.

Sa i përket aspektit profesional, mund të thuhet se ndaj kryeprokurorit të Sarandës, nuk ka patur denoncime. Të paktën në media.

Por në lidhje me procesin e Vettingut, sipas raportit financiar 2018, të përpiluar nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Sarandës ëhstë përfshirë në shpenzime.

“Prokuroria Rrethit Sarandë ka kryer shpenzime nga të ardhurat në shumën 36 mijë lekë duke likujduar shpenzime për fotokopje të dokumentave të Vetingut”, thuhet në raportin financiar.

Në aspektin e pasurisë, sipas të dhënave të marrë nga ILDKPI dhe të dhënave nga Open Spending Albania , rezulton se prokurori Edison Ademi ka në pronësi një apartament banimi me sipërfaqe 65 m2, blerë me kredi, 30 000 euro.  Gjithashtu ai është pronar i një veture, 200 000 lekë.

Pasuria e deklaruar ndër vite

Viti 2003

Subjekti deklaron në vitin Ap. banimi me sip. 65 m2. blerë me kredi, 30 000 euro, regjistruar në hipotekë në Gusht 2012.

Pronar me 100% i një veture, 200 000 lekë, blerë me kursime familjare.

Shtuar veturë tip Opel Vectra në vitin 2007, 1 500 euro dhe zhdoganim 195 000 lekë.

Pakësuar veturë në vitin 2010, shitur 3 500 euro.

Shtuar në vitin 2012 veturë, 800 000 lekë, cmim blerje plus zhdoganim dhe targim.

Shkëmbyer automjet më 22.10.2015, pa pagesa reciproke.

Viti 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 985 235 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin “Ismail Qemali”, 22 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si ekonomiste pranë “Bardhi Elektrik”, 37 326 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 86 500 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 000 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 25 000 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Marrë kredi bankare për mobilim shtëpie më 16.12.2005 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet dhe këst mujor 19 838 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 351 dollarë për kredi për blerje apartamenti banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 925 211 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si ekonomiste pranë “Bardhi Elektrik”, 120 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 100 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 000 pound.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 956 314 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 196 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 184 800 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 3 000 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 20 000 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 405 166 lekë për kredi bankare për mobilim shtëpie më 16.12.2005 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet dhe këst mujor 19 838 lekë.

Shtuar veturë tip Opel Vectra, 1 500 euro dhe zhdoganim 195 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 555 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -240 000 lekë për kredi bankare për mobilim shtëpie më 16.12.2005 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet dhe këst mujor 19 838 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 899 974 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 216 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 198 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 200 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 16 875 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 240 000 lekë për kredi bankare për mobilim shtëpie më 16.12.2005 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet dhe këst mujor 19 838 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -240 000 lekë për kredi bankare për mobilim shtëpie më 16.12.2005 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet dhe këst mujor 19 838 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 027 908 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 147 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 226 800 lekë.

Babai, të ardhura nga shitja e gazetave, 240 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 4 500 pound.

Detyrime të paguara në vlerën -3 375 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -240 000 lekë për kredi bankare për mobilim shtëpie më 16.12.2005 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 4 vjet dhe këst mujor 19 838 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 152 446 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si ekonomiste pranë ProCredit Bank, 492 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 200 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 500 pound.

Shitur veturë, 3 500 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 12 500 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Gjendje depozitë bankare, shtuar në 7 000 dollarë.

Detyrime të paguara në vlerën -3 120 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 072 341 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 483 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 244 800 lekë.

Nëna, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 79 200 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 200 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 10 970 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Gjendje depozitë bankare, pakësuar në 2 968 dollarë.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 183 000 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -3 000 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -41 000 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 969 362 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 480 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 244 800 lekë.

Nëna, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 79 200 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 2 000 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 7 500 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 727 101 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Kartë krediti, 900 euro.

Regjistruar në hipotekë në Gusht 2012 ap. banimi me sip. 65 m2.

Marrë me qera tokë bujqësore me sip. 0.5 ha, 5 000 lekë.

Shtuar veturë, 800 000 lekë, çmim blerje plus zhdoganim dhe targim.

Gjendje e depozitës për fëmijë, shtuar në 280 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 910 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -244 444 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 006 272 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 500 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 264 000 lekë.

Nëna, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 96 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 800 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 000 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 577 193 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Gjendje e depozitës për fëmijë, shtuar në 369 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 786 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -245 635 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 246 435 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 500 000 lekë.

Babai, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 264 000 lekë.

Nëna, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 96 000 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 3 000 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 569 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 357 096 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Gjendje e depozitës për fëmijë, shtuar në 431 540 lekë.

Gjendje e kursimeve Cash, 5 000 pound.

Detyrime të paguara në vlerën -2 680 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -245 635 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 150 273 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 597 829 lekë.

Babai, të ardhura nga pensioni pleqërisë dhe si shitës ambulant, 470 000 lekë.

Nëna, të ardhura nga pesioni pleqërisë, 98 400 lekë.

Vëllai, të ardhura nga emigrimi, 1 800 pound.

Detyrime të papaguara në vlerën 206 191 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 68 992 lekë për kredi bankare marrë më 22.04.2015.

Gjendje e depozitës për fëmijë, 490 872 lekë.

Gjendje depozitë bankare, 556 dollarë.

Gjendje depozitë bankare, 3 050 euro.

Gjendje depozitë bankare, 400 000 lekë.

Kontratë shkëmbimi automjeti lidhur më 22.10.2015, pa pagesa reciproke.

Kartë krediti me limit 25 000 lekë.

Kartë krediti me limit 900 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -2 604 dollarë për kredi për blerje ap. banimi marrë më 13.11.2003 me principal 30 000 dollarë dhe afat shlyerje 12 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -240 352 lekë për kredi bankare marrë më 10.11.2011 me principal 870 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -38 884 lekë për kredi bankare marrë më 22.04.2015.

Viti 2016

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Breshëri armësh në mes të ditës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Plagosi me armë zjarri 29 vjeçarin/ Identifikohet autori

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: