Connect with Us

 Horoskopi i ditës, 19 mars 2019

Aktualitet

 Horoskopi i ditës, 19 mars 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse ai mund t’iu ike nga duart dhe do vuani mjaft me pas. Duhet te mendoni edhe ta surprizoni atë ne ndonjë moment. Beqaret do jene entuziaste gjate gjithë kohës dhe gati edhe për aventura kalimtare. Rëndësi ka qe ata te ndihen mire. Te ardhurat do jene mjaft inkurajuese dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dialogu do rivendoset serish sot ne jetën tuaj ne çift dhe do mund te zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe me pare ju kane shqetësuar. Beqaret nuk do ndihen gati te hedhin hapa gjigande dhe mund t’i refuzojnë edhe ftesat qe do ju bëhen. Ne fakt kane për t’u penduar shpejt. Ne planin financiar do e dini mire si te veproni qe situata t’iu mbetet gjate gjithë kohës e mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do keni një dite shume te mire sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Mund te kaloni edhe disa çaste romantike ne mbrëmje. Beqaret do kenë plot takime dhe disa persona do ju duken shume interesante. Nuk duhet t’iu lënë t’iu ikin nga duart. Financat do konsolidohen tej mase dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do kenë një lidhje shume te qëndrueshme te dashuruarit sot dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Nuk do mungojnë as surprizat nga te dyja palët. Beqaret nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni frike te kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Pas një periudhe jo shume te begate për çiftet, sot gjerat do fillojnë te përmirësohen dhe shpesh do ndiheni te lumtur. Ndjenjat shprehini sa me shume qe te mundeni. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar do jete një dite me fat dhe me shume përmirësime. Do ndiheni te qete gjate gjithë kohe dhe nuk do ju dridhet dora kur te shpenzoni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Duhet te bëni te pamundurën sot qe te ruani klimën harmonike ne jetën tuaj ne çift. Shume persona do mundohen t’ua prishin planet, por ju nuk duhet t’iu lini fushe te lire. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te ndryshuar statusin e tyre dhe do mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri, kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do ndiheni shume mire pranë partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Do vendosni se bashku t’i lini pas krahëve njëherë e mire problemet e se shkuarës. Beqaret duhet t’i shprehin lirisht ndjenjat dhe nuk kane për t’u penduar për asnjë çast. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Shfrytëzojeni rastin për te bere disa investime te nevojshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do keni një komunikim shume te mire me partnerin dhe nuk do ju linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do e kenë shume te thjeshte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe gjithçka do ju ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Buxhetin do dini ta organizoni ne çdo moment dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Reflektoni disa here para se te veproni sot ju te dashuruarit sepse po gabuat asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Beqaret do kenë një dite te veçantë. Ata do realizojnë takime fantastike dhe e gjithë jeta do ju marre një tjetër drejtim. Financat do i keni vete ne dore. Po shpenzuat pa u menduar mund te keni edhe tronditje te forta. Kujdesuni për gjithçka.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do i qëndroni gjithë kohës besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse ne disa momente tundimi do jete i forte. Ai do e vlerësojë këtë gjë dhe do mundohet t’ua plotësojë qejfi me sa te mundet. Beqaret do jene impulsive dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara. Buxheti gjithashtu do lere për te dashuruar. Tregohuni te kujdesshëm ne çdo moment qe te mos keni probleme me serioze.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite euforike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment keni për t’u ndier mire dhe me fat qe keni partnerin ne krah. Beqaret do i kalojnë te gjitha pengesat qe ju kishin dale para dhe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete ashtu si ju keni dëshiruar megjithatë me një menaxhim te mire gjendja do përmirësohet.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Beni deklarata te forta sot ju te dashuruarit dhe përgatisni here pas here edhe surpriza për partnerin. Keni për ta pare sesi gjerat do ndryshoje menjëherë për mire. Beqaret do jene praktike dhe do përshtaten me çdo gjë qe do ju ofrohet. Ka mundësi qe disa te fillojnë edhe lidhje serioze. Ne planin financiar ka ardhur koha te merrni masa urgjente.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 2 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 mars 2018

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 31 janar 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 mars 2018

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: