LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fruthi, mjekët apel prindërve/ Evitoni vendet e populluara

19 Mars 2019, 15:02, Aktualitet CNA
Fruthi, mjekët apel prindërve/ Evitoni vendet e populluara

Vetëm në dy muaj  e fundit 44 fëmijë janë shtuar në QSUT për komplikacione të rënda nga fruthi.

Sipas mjekëve aktualisht fëmijët në gjendje më të rëndë janë të moshës 6 muajshe, të cilët ende nuk kanë kryer vaksinën.

Në këto kushte, mjekët u tërheqin vëmendjen e prindërve për të mos i nxjerrë fëmijët në ambiente të mbipopulluara pasi fruthi është në qarkullim.

Që vitin e kaluar u bë thirrje nga mjekët për vaksinimin e fëmijëve për t’i paraptisë sëmundjes së fruthit.

Kjo sëmundje e është  përhapur më shumë është tek moshat nën 2 vjeç për shkak se një kategori nuk kanë bërë vaksinimin, nuk kanë mbushur moshën apo prindërit e kanë shtyrë vaksinimin./CNA.al

Lajmet e fundit nga