LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe djathi 'kërkon' muzikë/Ja si të ketë një shije të butë

19 Mars 2019, 16:00, Lifestyle CNA
Edhe djathi 'kërkon' muzikë/Ja si të ketë

?Hip hopi? qenka muzika e duhur për djathin më të famshëm të Zvicrës. Kërkuesit kanë arritur të zbulojnë se, ?Emmentali? i shumëpëlqyer e ndryshon shijen në varësi të melodive që vendosen gjatë përgatitjes së tij.

Për 6 muaj, ?Emmentali? u ekspozua përballë llojeve të ndryshme të muzikës, që shkonin nga Mozarti, te Led Zeppelin.

?Bëmë dy verifikime, njërin shkencor dhe tjetrin në praninë e një jurie ekspertësh të kulinarisë. Në të dyja rastet u arrit në përfundimin se ka dallime në shije dhe në erë, e këto vijnë si pasojë e muzikës nën tingujt e së cilës djathi është përpunuar?, tha Peter Kraut.

Shefi i jurisë, Benjamin Luzuy tha se ?hip hopi? ishte ai që nxiti krijimin e një shijeje më të butë, që të kujtonte më tepër lulet, megjithatë djathi i i tij preferuar mbetet ?Emmentali? i ekspozuar ndaj muzikës së Mozartit. Hapi final tani do të jetë një studim biomjekësor për të parë nëse ka dallime edhe në vet përbërjen e djathrave.Burimi:top channel

Lajmet e fundit nga