Connect with Us

“Do jesh përherë me ne”/Agnesa Vuthaj bën dedikimin prekës për babanë

Kryesore Show Biz

“Do jesh përherë me ne”/Agnesa Vuthaj bën dedikimin prekës për babanë

Publikuar

-

Ish-missi Agnesa Vuthaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, i ka prekur të gjithë.

Bukuroshja para tetë vitesh ka humbur babanë e saj dhe ka vendosur që sot ta kujtojë me publikimin e një fotoje të cilën e ka përshkruar me fjalë mjaft të ndjera.

Fotoja në fjalë është shkrepur nga vetë Agnesa më 18 mars të vitit 2011-të dhe fatkeqësisht është dita e fundit kur babë e bijë kanë udhëtuar bashkë.

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri çdo ditë, çdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë!

8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lart, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: ‘Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët’! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirëve që kemi në jetë.

Mësuam të jetojmë e vlerësojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh përherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohën dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar!

Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm!
Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë!
18.03.2011”, shkruan Vuthaj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE