LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ KQZ ultimatum partive politike

18 Mars 2019, 10:32, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ KQZ ultimatum partive politike

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje partive politike për depozitimin e propozimeve për anëtarët e KZAZ-ve.

Hoxhaj tha se partitë politike duhet të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

?Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.?-tha Drilona Hoxhaj.

Më tej, ai u shpreh se mosrespektimi i  afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

?KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i  afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj  kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.?-tha Drilona Hoxhaj.

Gjithashtu ajo tha se administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave.

?Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.?-përfundoi deklaratën zëdhënësja e KQZ./CNA.al

Lajmet e fundit nga