LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet municion luftarak dhe drogë/ Arrestohet një person

18 Mars 2019, 15:48, Aktualitet CNA
Sekuestrohet municion luftarak dhe drogë/ Arrestohet një person

Një operacion policior i quajtur ?Kir? është finalizuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Policia ka arritur të sekuestrojë dhe lëndë narkotike, armë, radio-marrëse dhe ka arrestuar në flagrancë një 45 vjeçar me iniciale K.GJ.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë pas informacioneve se personi në fjalë në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armbajtjes pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar ?Kir?, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ?Shqiponja? në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 4.5 kg kanabis;

– 2 armë zjarri automatike;

– 19 kapsolla per lende plasëse;

– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;

– 10 krehera;

– 77 fishekë;

– 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./CNA.al

Lajmet e fundit nga