LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord i ri/Milano hyn në 'Guiness' për ëmbëlsirën më gjigande në botë

18 Mars 2019, 09:25, Kuriozitete CNA
Rekord i ri/Milano hyn në 'Guiness' për

Në qendrën tregtare ?CityLife? në Milano, një grup i madh shefash përgatitën tiramusinë gjigande 273.5 metra.

Tiramisuja e Galbani Saint Lucia fitoi titullin e rekordit botëror në Guinness. 30 pastiçierë nga Shkolla e gatimit Teatro7 Lab, me në krye shefin Stefano Callegaro realizuan ëmbëlsirën për të cilën u deshën dhe një sasi e madhe përbërësish. Dhe kur themi sasi e madhe, e kemi fjalën për 50 mijë biskota ?ladyfingers?, 500 kg maskarpone, 300 l kafe, 65 kg sheqer, 60 kg të verdha veze, 70 kg të bardha veze dhe 65 kg kakao e hidhur.

Një tjetër rekord ishte dhe pjesëmarrja e njerëzve për të shijuar një nga 15 mijë copëzat e ëmbëlsirës, falas. Shumë prej tyre mbërriten në qendër që prej mëngjesit, ndërkohë shpërndarje e tiramisusë nisi në orën 2 të mesditës.

Rekordi i mëparshëm ishte 266,9 metra.

Lajmet e fundit nga