Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Pak minuta më parë sërish Tirana është tronditur nga breshëri armësh. Të dhënat paraprake flasin se një person ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Willson”, prapa Postës nr. 8, në rrugën “Zef Jubani”. Policia ende nuk ka bërë identifikimin e viktimës. /CNA.al