LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja Opozitë-Pozitë/ Meta  flet për pazare

18 Mars 2019, 12:40, Aktualitet CNA
Përplasja Opozitë-Pozitë/ Meta  flet për pazare

Presidenti Ilir Meta i ka atribuuar vetes një sërë meritash me argumentin se  prej kohësh ka ndërmarrë veprime për të shmangur krizën aktuale politike.

Më tej ai njoftoi se do t’i thërrasë palët në një tryezë.

?Është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, se së pari duhet parë interesi i vendit dhe kontributi i Shqipërisë në rajon. Kjo situatë nuk na ndihmon në këtë drejtim?, është shprehur Meta.

Presidenti është pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin  kritik të  ndërkombëtarëve ndaj Opozitës.

?Çështja duhet të zgjidhet me transparencë dhe dialog dhe larg çdo pazari. Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë, do donim që Shqipëria të respektojë rolin e gjithë vendeve të Ballkanit për anëtarësim në NATO. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan dikur, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese dhe politike të cilat janë krijuar nga ne?,  ka thënë më tej Meta.

Ai nuk ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë me pazar, por ka lënë të kuptohet  se bëhet fjalë për deputetët e rinj të Opozitës, për të cilët thuhet se janë blerë nga kryeministri Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga