Connect with Us

Noka sulmon OSBE-në/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave

Aktualitet

Noka sulmon OSBE-në/ Paralajmëron përshkallëzim të protestave

Publikuar

-

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra. CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra. Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji dhe Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani. Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka. Emrat i ka hequr Basha, pork a kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë.

Ish deputeti demokrat, Flamur Noka i cili në protestën e fundit të opozitës mori rolin e liderit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të OSBE-së në Shqipëri.

Sipas Nokës, ambasada e OSBE është zyra e propagandës së kryeministrit Edi Rama.

Më tej Noka paralajmëroi se do të ketë një përshkallzimtë protestave nga ana e opozitës.

“Ambasada e OSBE-së është zyra e propagandës e Edi Ramës në Shqipëri, përpara se qeveria ta mbrojë veten e bën OSBE. ËShtë kthyer në zyrën e shtypit të Edi Ramës në Shqipëri. Një gjë është e sigurt aksioni opozitar do të përshkallzohet deri në atë pikë që Rama të mos të dalë më prej shtëpisë së tij dhe të mos shkojë më në zyrë, populli opozitar e ka vendosur këtë”,-u shpreh Noka në studio e lajmeve Fax News./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ora e ndryshimit po vjen”/ Basha: Edi Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një takimi elektoral  në Rreshën të Mirditës u shpreh se këto zgjedhje janë vendimtare. Më tej, ai shtoi se të gjithë shqiptaret e dinë që ora për ndryshim po afron.

Sipas Bashës, edhe kryemninistri Edi Rama e din që me 25 prill ai do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë?/ Meta jep përgjigjen i prerë

Publikuar

-

Nga

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë/ Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë ai u shpreh se këtë gjë do ta tregojë pas zgjedhjeve.

Më tej, ai u shpreh se pas një jave  nuk do të ketë më patronazhistë.

“Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë pas zgjedhjeve, kemi bërë shumë padi në prokurori. Në ditët e ardhshme do të ketë padi të tjera. Shpresoj që prokuroria të veprojë, vjedhja e të dhënave personale janë një skandal. Të gjithë patronazhistët do të bëhen tutorë.

Për çdo problem që ti ke ata të detyrojmë të kthesh prapa e të  thonë të shkosh në rrugën e partisë. Si arritën nazistët të kenë pushtet. Është çështje e natyrës njerëzore. Edhe një javë dhe  nuk ka më patronazhistë. Do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ju ftoj të tregoni qytetari dhe të demonstrojmë se jemi popuj shqiponjash dhe që meritojnë vendin në BE. “, u shpreh Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Publikuar

-

Nga

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat ka folur dhe për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjërë për të parandaluar fenomene të tjera.

Drejtësia të reagojë menjëherë për të parandaluar fenomene të tjera. Dikush duhet të ishte në burg që të dhënat e qytetarëve janë kudo.

Nuk janë patronazhist, janë fuksa që ka njohur populli shqiptar. Memet që shpërndahen masivisht në rrjetet social janë papergjegjshmëri. Do keni prova pse patronazhistët janë fuksa dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale.  Është një skemë skandaloze!

Si president i Republikës, përveç se efekteve akutuale, me të dhënat e qytetarëve tanë, jam i shqetësuar dhe për pasojat afatgjata mbi të dhënat e sigurisë”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE