LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas marrjes së detyrës/ Muhamet Rrumbullaku kërkon "pavarësinë" nga Lleshaj

18 Mars 2019, 15:40, Aktualitet CNA
Pas marrjes së detyrës/ Muhamet Rrumbullaku kërkon

Dy muaj më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj riktheu në detyrë ish oficerin e karrierës në polici, Muhamet Rrumbullaku, i cili mori postin e drejtorit të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Ditën e sotme Rrumbullaku raportoi para komisionit të sigurisë punën e institucionit që ai drejton dhe sipas tij në të shkuarën SHÇBA është përdorur si ?kamxhik? kundër efektivëve të policisë.

Më tej ai kërkoi që institucioni që ai drejton të mos jetë i varur nga Ministria e Brendshme. Gjithashtu një tjetër kërkesë e tij në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e mediave mësohet të ketë qenë edhe shtimi i personelit që ai ka në varësi pasi në të kundërt vetting i policëve do të ishte i pamundur./CNA.al

Lajmet e fundit nga