LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta thirrje për zgjidhjen e krizës/ Vetë fle me krizën

18 Mars 2019, 13:18, Aktualitet CNA
Meta thirrje për zgjidhjen e krizës/ Vetë fle me krizën

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike.

Ai ka lajmëruar se do t’i thërrasë të gjitha palët në një takim, me qëllim që të gjendet gjuha e përbashkët.

“Ka nevojë për një reflektim, është për të ardhur keq që palët politike kanë nxituar duke thelluar krizën. Klasa politike duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihen pas ndërkombëtarëve?, tha Meta sot në një prononcim për mediat.

Presidenti flet sikur është në pozicion jashtë loje. Në fakt, Presidenti është pjesë e krizës, sa ç’janë dhe partitë politike, pozitë-opozitë.

Meta dhe pse jo në mënyrë direkte drejton LSI-në dhe këtë e bën nëpërmjet bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit. Kjo e fundit njihet si kryetarja e legale e LSI -së.

Nga ana tjetër Meta i ka të sheshuara marrëdhëniet me PD, duke hedhur pas krahëve akuzat dhe kundërakuzat nga e kaluara.

Në fakt nëse kthehemi në kohë pas, Metës nuk i kanë interesuar ndonjëherë akuzat qofshin këto të bëra nga PD, qofshin të bëra nga PS, ai ka qenë i përqëndruar tek tepsia e pushtetit.

Pra, në këto rrethana jo vetëm që Presidenti është pjesë e krizës politike, por madje fle me të.

Duket që pozitat e Presidentit, Meta i merr vetëm kur del në publik, pasi pjesën tjetër të  kohës, ai është kryetar i LSI-së në prapaskenë./CNA.al

Lajmet e fundit nga