LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Zbulohen detajet e dosjes hetimore 184

18 Mars 2019, 12:08, Aktualitet CNA
Ekskluzive-Zbulohen detajet e dosjes hetimore 184

Prej disa javësh opozita, por edhe mediat kanë raportuar një dosje, e cila quhet ?Dosja 184?.

Fillimisht kjo u denoncua nga PD-ja, e cila kërkoi që ajo dosje të bëhej publike dhe hetimet të thelloheshin. Pra, të mos pengohej hetimi për atë dosje, ashtu sikundër kishte ndodhur edhe me dosjen 339. Dy nga kushtet kryesore që ka vendosur Partia Demokratike dhe që i ka përdorur edhe si argumenta për djegien e mandateve.

CNA.al ka mbledhur informacione pranë prokurorisë dhe ka mundur të sigurojë detaje ekskluzive në lidhje me ?Dosjen 184?.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se ?Dosja 184? ka të bëjë me përgjimet që janë bërë gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër. Ajo dosje ka disa detaje mjaft të rëndësishme, të cilat shkojnë deri edhe në personazhe kryesore politikanësh.

Janë disa politikanë të përgjuar, të cilët flasin me njerëz me influencë në zonë, njerëz me probleme me drejtësinë apo me të shkuar kriminale, janë përdorur për të siguruar më shumë vota për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj.

Të njëjtat burime theksuan se personazhi kryesor i “Dosjes 184” është ish-ministri i Transporteve dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Dosja 184 përmban jo vetëm përgjime ndaj tij, por edhe video dhe filmime të tjera, të cilat e plotësojnë më tej këtë dosje.

Gjithashtu të njëjtat burime saktësuan se ka filmime me mjete që transportojnë para, të komanduar nga Damian Gjiknuri gjatë zgjedhjeve lokale të Diber.

Por, “Dosja 184” pritet që shumë shpejt të jetë edhe më publike, pasi edhe pse ajo është frenuar nga politika, pra me ndërhyrjet nga ?lart?, pritet që me reagimet e ndërkombëtarëve dhe me qëndrimet e forta të opozitës, të çohet drejt përfundimit dhe me shumë gjasa të jetë skandali i radhës në politikën shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga