LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët e rinj në Parlament/ Ish deputeti socialist: Nuk e zgjidhin krizën

18 Mars 2019, 17:50, Aktualitet CNA
Deputetët e rinj në Parlament/ Ish deputeti socialist: Nuk e zgjidhin

Kreu i partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima ka folur rreth situatës politike në vend.

Sipas Kokëdhimës, situata në vend është tepër e rëndë dhe kriz politike është përhapur edhe në sfera të tjera të jetës.

Për zgjidhjen e krizës Kokëdhima mendon se nuk mund të ndikojnë zënia e vendeve të opozitës në Parlament nga deputetët e rinj.

?Opozitarët e rinj në Kuvend janë opozitrë e sajuar, ka midis tyre njerëz të zhgënjyer e të përdorur nga lidershipët e partive të tyre, ata janë të gjithë njerëz pa parti dhe ata nuk e zgjidhin krizën. Ata nuk mund të përfaqësojnë opozitën. Ne si ?Zgjidhja? i kemi bërë thirrje sot PD-së dhe LSI-së që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale?,-u shpreh Kokëdhima në studion e lajmeve në ?Fax News?./CNA.al

Lajmet e fundit nga