LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bejtja: Dylgjeri do ish pushuar nga puna edhe po të mos postonte në facebook

18 Mars 2019, 21:39, Aktualitet CNA
Andi Bejtja: Dylgjeri do ish pushuar nga puna edhe po të mos postonte

Analisti, Andi Bejtja në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për shkarkimin nga detyra i Ylli Dylgjerit, i cili mbane postin e drejtorit në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve dhe PPP-ve.

Bejtja e cilëson Dylgjerin si dëshmorin e parë të Zuckenbergut në Shqipëri.

Sipas Bejtes, dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook, Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar nga puna.

Mirëpi, vetë analisti është i sigurtë që edhe po të mos ishte Facebook, Dylgjeri do të shkarkohej nga detyra e tij.

Postimi i plotë:

Deshmori i pare i Zuckerberg ne Shqiperi

Dikush mund te mendoje se po te mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna…

Zyrtarisht Dylgjeri eshte deshmori pare i Facebook ne Shqiperi..Ne shekullin 21 nuk e mendoja kurre qe administrata e nje vendi do ishte aq e pakujdeshme sa ta pushonte nje nenpunes te saj duke i renditur grimcat satirike ne Facebook…

Por dhe te mos kishte Facebook te jeni te sigurte Dylgjeri me mentalitetin e kesaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente nje menyre per tu tallur, se eshte bere per tu tallur.

Kshu ka bere Dylgjeri me cdo qeveri qe eshte bere per tu tallur: ka bere keshtu ne 91-92: ka bere keshtu ne 97 edhe pse te Koha Jone merej me reklame dhe Jo me shkrime: ka bere me Nanon ne tavoline edhe pse punonte per te.,.

Jam i bindur qe Ylli do vazhdoje te jete i njejti nuk mund te ndryshoje 50 e kusur: e mar me mend dhe hapin tjeter, do ankohet te Portali Shqiperia qe duam per te vertetuar edhe njehere se nuk eshte thjesht zyrtarisht deshmori i pare i Facebook, por fatkeqesisht per ne dhe demokracine tone, shume e shume me shume se nje deshmor i Zuckerberg./CNA.al

Lajmet e fundit nga