LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka jep alarmin/ Bujqësia shqiptare drejt rrënimit

18 Mars 2019, 09:38, Aktualitet CNA

Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaron se politikat ndaj bujqësisë vijojnë të jenë miope.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka thekson se 4 milionë euro që do të shpërndahen në 2019 janë të pamjaftueshme dhe përcaktojnë qartë mungesën e një vizioni mbi të ardhmen e këtij sektori.

?Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqendruar tek kriza politike, politikat ndaj bujqësisë vijojnë të jenë miope. Fermerët vijojnë të jenë jo vetëm pa orientim dhe mbështetje, por nga ky vit do të kenë edhe më pak subvencione. 4 milionë euro që do të shpërndahen në 2019 janë të pamjaftueshme dhe përcaktojnë qartë mungesën e një vizioni mbi të ardhmen e këtij sektori.

Ulja e fondeve me 4 herë në krahasim me vitin e shkuar është goditja e dytë që bujqësia pëson, pasi me paketën e re fiskale është ulur edhe masa e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore nga 20 për qind në 6 për qind.?-shkruan Duka.

Duka më tej shkruan se PAA ka protestuar, dhe do të protestojë në krah të fermerëve, sektorin që punëson gati gjysmën e popullsisë dhe jep gati 20 për qind të prodhimit të brendshëm.

?Ndryshim për të cilin PAA ka protestuar, dhe do të protestojë në krah të fermerëve, me ose pa vetëdije të mazhorancës po godet ashpërsisht prodhimin vendas, sektorin që punëson gati gjysmën e popullsisë dhe jep gati 20 për qind të prodhimit të brendshëm. Deri më tani, mazhoranca është treguar indiferente ndaj kërkesave të fermerëve, edhe kur qumështi ka mbuluar autostradat, agrumet dhe perimet janë hedhur nëpër kanale.?-shkruan Duka.

Gjithashtu ai deklaron se ?braktisja e fermerëve nga qeveria do të pasohet nga braktisja e bujqësisë dhe më vonë nga braktisja e Shqipërisë. Atëherë, kur të mos jenë më në arat e tyre, do t?i kërkojmë fermerët, por do të jetë tepër vonë për vendin dhe ekonominë.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga