LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës dhe antimitingu i Veliajt dhe Ramës

17 Mars 2019, 17:14, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës dhe antimitingu i Veliajt dhe Ramës

Dje opozita u derdh në shesh në një protestë kundër Qeverisë dhe e drejtuar ndoshta dhe individualisht ndaj kryeministrit rama pasi kërkesa e saj, është e qartë  një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër apo dhe një qeveri e majtë sërisht pa Ramën kryeministër. Këto janë qëndrimet e mbajtura nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Një protestë thelbësisht politike me një qëndrim të fortë politik me rreth  tre marshime rreth kryeministris, për ti treguar opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se kryeministri ishte i rrethuar dhe më pasë me një përplasje përpara  godinës së Parlamentit.

Pasi PD ka djegur mandatet dhe LSI dhe nga ana tjetër një grup deputetësh, në listat e mesme dhe poshtë po marrin mandatet e deputetëve duke refuzuar qëndrimin politik të Kryemadhit dhe Bashës.

Protesta e djeshme ishte një organizim, i cili kishte sjellë në shesh mijëra qytetarë, një revoltë e kundërshtarëve të kryeministrit dhe një akt i duhur i opozitës, e cila ka gjithë të drejtën e saj për të protestuar dhe për të mbajtur qëndrime të ashpra  ndaj një njeriu që drejton vendin prej 6 vitesh.

Por, nga ana tjetër ka ndodhur ajo që është edhe më e turpshme përtej asaj proteste, përtej qëndrimit të opozitës, apo përtej përplasjes me policinë.

Turpi është ai  që ka  ndodhur sot. Një turp i paguar me para nga  taksat e qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj zgjodhi që ta shtynte  festën e ?Ditës së Verës?, pasi na tha se do të binte shi me gjyma.

Në fakt shi nuk ra, dikush tha se ranë disa pika shiu afër mbrëmjes, por në fakt kjo nuk ishte e vërtetë  data 14 mund të ishte një ditë normale feste pavarsisht se mund të mos kishte kohë me diell.

Për të kryer një akt politik dhe për të bërë propaganda Erion Veliaj, ka zgjedhur që ta shtyjë festën. Dhe sot me taksat e paguara nga qytetarët e Tiranës, ka organizuar aktivitete festive.

Aktivitete festive në shërbim të qytetarëve të Tiranës të cilat ndoshta janë për t’u përshëndetur, pasi atje shkojnë demokratë, socialistë apo parti, të gjithë.

Por, fotot e këtyre aktiviteteve dhe aktivitet e zhvilluara sot në emër të ditës së verës, po përdoren si një propagandë e turpshme si një antimiting kundër asaj që bëri opozita dje.

E në rastë se opozita shkoi dhe protestoi kundër kryeministrit, për të treguar se vëndi ka probleme, se vëndi ëshët i varfër se ekonomia, është në krizë se kryeministri ka vjedhur vota.

Sot, Erion Veliaj  del dhe bën një antimiting, organizon një   tallava, për të na treguar se sa të lumtur jetojmë, në ditë me diell, me koncertet që organizon lali.

A thua se Shqipëria është Zvicra e Evropës, a thua se Shqipëria nuk ka papunësi, a thua se Shqipëria nuk ka krim, a thua se mbrëmë nuk pati vrasje. Po pikërisht pas një proteste dhe pikërisht pak minuta para fillimit të festimit të ditës së verës.

A thua se rinia në Shqipëri nuk e ka braktisur masivisht vendin. Janë të paktën 300 mijë vetë të larguar gjatë 6 viteve të fundit.

A thua se Shqipëria është një baçe me lule, ku ka vetëm njerëz të lumtur që shijojnë bukuritë e saj, e  këtë po bën sot Veliaj në mënyrë të turpshme.

Ushtari i vogël i Kryeministrit po përdor, paratë e taksapaguesve për koncerte. Dhe megjithëse në koncertet  e tij dhe aktivitet e tij ka më pak qytetarë se sa ata që ishin dje të revoltuar dhe që shkuan për të  protestuar.

E sot me orkestër me tallava me lule me para të paguara, për të nxjerrë qytetarët në rrugët e kryeqytetit.

Duket qartë se ka më pak njerëz se ata që protestuan  dje. Sepse dje, ata  5, 10 apo 20 mijë ishin shumë herë më tepër.

Ishin shumë herë më tepër sepse po protestonin. Ishin shumë herë më tepër sepse kishin qëndrim politik, ishin shumë herë më tepër sepse kishin të njëjtat halle me dhjetra dhe mijëra shqiptarë që qanin dje, që ata ngrinin zërin dje  i kanë me dhjetra mijë shqiptarë të tjerë.

Të njëjtat halle që ata qanin dje i kanë dhe ata qytetarë  që kanë dalë sot në koncertet apo aktivitete e Lali Erit. Prandaj ajo që bëhet sot nuk është gjë tjetër veçse një akt i turpshëm një antimiting i protestës së djeshme të opozitës e cila përfaqësonte jo vetëm qytetarët e Tiranës por të gjithë Shqipërisë.

Ndërsa Veliaj nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka marrë parat e  taksapaguesve dhe i ka përdorur për një antimiting. Duke mbledhur qytetarët dhe duke përdorur fotot dhe imazhet e tyre si një shpullë kundër Opozitës.

Në fakt është e kundërta shpullën e ka marrë  Veliaj dhe kryeministri Rama dje.

Dhe duhet ta shohin vërtet protestën e djeshme, pardjeshme apo  dhe të kaluarat, PavarËsisht  paaftësisë dhe sjelljes infantile të liderit të opozitës Lulzim Basha, apo kryetarit të Republikës së Re siç quhet ai ./CNA.al

Lajmet e fundit nga