LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plumba mbi 62 vjeçarin/ Zbardhet motivi i vrasjes që tronditi Tiranën

17 Mars 2019, 08:56, Aktualitet CNA
Plumba mbi 62 vjeçarin/ Zbardhet motivi i vrasjes që tronditi

Një atentat ka tronditur pasditen e djeshme Tiranën.

Haxhi Baçinozi ka qenë duke shëtitur pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, së bashku me djalin e tij, kur është qëlluar me armë nga një person.

Autori pas derdhjes së plumbave ndaj 62 vjeçarit është larguar me motor nga vendi i ngjarjes në drejtim të Saukut.

Policia një natë më parë njoftoi se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa sot kanë dalë në dritë detaje të  reja.

Identifikimi i autorit është bërë i mundur nga djali i viktimës dhe mësohet se motivi që ka çuar në vrasje ka qenë një borxh i pashlyer.

Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash, të cilat 62-vjeçari nuk i ka shlyer dot.

Kjo situatë nga ditë në ditë ka përshkallëzuar konfliktin me autorin, derisa një ditë më parë u ekzekutua.

Baçinozi është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga