LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa me Greqinë/ Bushati: Do të kthehet histori suksesi në rajon

17 Mars 2019, 10:57, Aktualitet CNA
Paketa me Greqinë/ Bushati: Do të kthehet histori suksesi në

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka folur për paketën e marrëveshje me drejtësinë në kohën që ai drejtonte diplomacinë shqiptare.

Bushati ka shpjeguar rrugëtimin e negociatave, duke e cilësuar si shumë të vështira.

?Nga eksperianca ime në raportet dypaleshe me Greqinë, gjëja më e lehtë është të parashtrosh pozicionin tënd përballë fqinjit dhe kjo të bën shumë të pëlqyer brenda vendit por ama është e pamjaftueshme për të ndryshuar gjërat. Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të zgjidhur çështjet dypaleshe të paketës dhe unë besoj që diplomatet tanë dhe Kryeministrat do ta perfundojnë këtë proces, duke siguruar cilësinë dhe integritetin e debatit publik, i cili nuk duhet lejuar që të helmohet?, është shprehur ai, në konferencën shkencore të organizuar nga Ministria e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut.

Bushati më tej ka thënë se shpreson që paketa me Greqinë do të kthehet në një histori tjetër suksesi në rajonin tonë.

Nga ana  tjetër ish-Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias  ka quajtur Bushatin një ministër inteligjent.

?Vijuam për të zgjidhur probleme prej dekadash me Shqipërinë. Miku Ditmir Bushati, një Ministër jashtëzakonisht inteligjent dhe krijues, së bashku me ekipin e tij negociues, arriti së bashku me ne, në zgjidhjen e pothuajse të gjithë këtyre çështjeve. Disa duket se nuk dëshirojnë përfundimin zyrtar të gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e II Botërore”, është shprehur Kotzias./CNA.al

Lajmet e fundit nga