LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gurë dhe shishe me benzinë ndaj policisë/ 14 protestues në qeli

17 Mars 2019, 08:11, Aktualitet CNA
Gurë dhe shishe me benzinë ndaj policisë/ 14 protestues në

Protesta e Opoziitës së bashkuar, e mbajtur një ditë më parë degjeneroi  në dhunë.

Menjëherë pas përfundimit të protestës, Policia reagoi me arrestime ndaj autorëve të dhunës.

Kështu deri më tani rezulton se 14 protestues janë arrestuar.

Ata janë identifikuar nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale të dhunës, pra duke qëlluar në drejtim të Policisë me sende të forta dhe me shishe benzine.

Policia po analizon me tëj pamjet  filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Jo vetëm në Tiranë, por edhe qarqe të tjera të vendit, po vijojnë shoqërimet.

Ndërkaq, mësohet se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe djali i tij, po hetohen në gjendje të lirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga