LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Godet deputeti i Opozitës së Re/ Nxjerr zbuluar Bashën dhe  Kryemadhin

17 Mars 2019, 11:33, Aktualitet CNA
Godet deputeti i Opozitës së Re/ Nxjerr zbuluar Bashën dhe

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë Ylli Shehu, në një intervistë për gazetën Tema, ka komentuar akuzat e partisë prej ai nga vjen, pra të LSI-së, se është blerë nga Qeveria

Shehu ka mohuar akuzat për blerje, duke argumentuar se përse ishte kundër djegies së mandatit.

“Unë nuk mendoj se mandati im do të shpëtojë Shqipërinë, por akti im ishte shprehje e vullnetit tim për të bërë aq sa mundem.  I kam dëgjuar këto akuza, të cilat më së shumti i bën kryetarja e LSI-së. Këtë pyetje çuditërisht nuk e bënë në 2015 kur kalova në partinë e tyre dhe bashkë me kostot që mora vetë, atyre ju solla gjithë mbështetjen time elektorale. Nuk mendoj që të thuash ?u blenë deputetët?, ?u blenë votat? mjafton për të justifikuar atë që opozitës i mungoi në zgjedhjet e fundit, e aq më pak kjo nuk mund të funksionojë dhe të justifikojë mungesën e mbështetjes popullore ndaj këtij lidershipi të opozitës”, ka thënë Shehu.

Më tej ai shprehet se kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha duhet të mësojnë të frymëzojnë masat.

Sipaa tij kur nuk u bënë të besueshëm për ata që kishin në lista, në elektorat ata nuk mund të bëjnë dot asgjë.

 “Sidomos pas aktit ekstrem të djegies së mandateve, populli nuk është me ta, e për këtë nuk mund të fshihen pas gishtit me akuza për shitblerje për këdo. Z. Basha e znj. Kryemadhi duhet të mësojnë të bëhen të besueshëm e të frymëzojnë masat. Kur nuk na frymëzojnë dot ne që na kishin në lista, çmendojnë të arrijnë tek elektorati?”, ka thënë më tej Shehu./CNA.al

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga