LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokat Goxhaj zbulon motivin/ Dita e verës, antimiting i Erion Veliajt

17 Mars 2019, 15:56, Aktualitet CNA
Avokat Goxhaj zbulon motivin/ Dita e verës, antimiting i Erion Veliajt

Avokati, Altin Goxhaj, ka reaguar ashpër ndaj ndryshimit të festimeve të Ditës së Verës, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Nga nje prononcim i bë bërë në studion e lajmeve të TV “Fax News”, Goxhaj tha se ky ndryshim është bërë vetëm me qëllimin për ta përdorur si antimiting ndaj protestës së opozitës.

Më tej Goxhaj, u shpreh se festimi e sotme i ngjan me manifestimet e festës së 1 Majit të kohës së Enver Hoxhës.

?Ndryshimi i Ditës së Verës, nga data 14 Mars në datë 17 Mars, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse të përdoret si antimiting ndaj protestës së opozitës. Shiu nuk është argument për shtyrjen e festës, pasi dhe vitet e shkuara ka ndodhur që të ketë pasur shi me gjyma dhe prap është festuar. Kush e ka bërë këtë që shiu të përcaktojë festën. Shtyrja e datës nuk kishte të bënte fare me festën. Sot është bërë një antimiting i madh me drejtues Lali Erin që unë i them gjithmonë “Lali Plehu”, ku sistemi detyroi shkolla e kopshte të merrnin pjesë në këtë antimiting. I ngjan kohës së Enver Hoxhës për festën e 1 Maj ku të gjithë ishin të detyruar të marshonin në Tiranë?,-tha Goxhaj në TV “Fax News”./CNA.al

Lajmet e fundit nga