LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Kryetari i PD-së kërcënon policët

16 Mars 2019, 17:48, Aktualitet CNA
Video/ Kryetari i PD-së kërcënon policët

Menjëherë pas protestës së opozitës Policia e shtetit nisi shoqërimin e personave që ushtruan dhunë në protestë.

Mes personave të shoqëruar ishte edhe djali i kryetarit të PD-së dega Fier, Luan Baçi.

Në rrjetet sociale PD publikoi video-momentin e ndalimit të Luan Baçit dhe djalit të tij.

Mirëpo në video, ish deputeti e ka lëshuar gojën duke përdorur një fjalor rrugaçëror.

?Unë jam Luan Baçi më q*fshi nënën, mbajeni mend se ç’do t?ju bëj. Kaq po ju them. Mbajeni mend se c’kam për t?ju bërë mbajeni mend. Kush e gjuajti? Hiqi duart hiqi mo duart. Do t?jua tregoj unë se ç’do t?ju bëj?,-dëgjohet të thotë Luan Baçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga