LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Risi në teknologji/Intervistën tuaj të punës do ta bëni me një...robot

16 Mars 2019, 19:00, Aktualitet CNA
Risi në teknologji/Intervistën tuaj të punës do ta bëni

Roboti i quajtur ?Tengai? është prodhim punës disa vjeçare nga Furhat Robotics, një kompani e robotikës dhe inteligjencës artificiale në Stokholm. Ai është 41 centimetra i gjatë dhe peshon 3.5 kilogram dhe kjo do te thote se  paragjykimet nga intervistuesit e punës do të marrin fund pasi teknologjia do të mundësojë realizimin e tyre nga një robot.

Tengai ka aftësinë të lëvizë sytë dhe të buzëqeshë ndërkohë që interviston kandidatët për një punë të caktuar, dhe është në gjendje të kuptoj mimikat e njerëzve.

Kompania sqaron se ky robot u krijua për ti dhënë fund paragjykimeve të pavetëdijshme në lidhje me kompetencën e dikujt në bazë të gjinisë, etnisë, zërit, arsimit, pamjes ose si rezultat i bisedave joformale para ose pas një interviste.

Tengai do të bëjë intervistën me punëkërkuesit dhe do të paraqesë të gjitha pyetjet në mënyrë identike, më të njëjtin ton, dhe zakonisht, në të njëjtën mënyrë për të gjithë. Kjo mendohet se do të krijojë një intervistë pune më të drejtë dhe më objektive.

Pas këtij hapi menaxherët e kompanisë do të marrin të transkriptuar secilën intervistë dhe sipas përgjigjeve ata do të arrijnë të përzgjedhin kandidatin e duhur. Pas testimeve të shumta, roboti do të filloj të intervistoj kandidatët në fund të muajit maj.

Lajmet e fundit nga