Connect with Us

Protesta e opozitës/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat

Publikuar

-

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari, Artan Hoxha ka komentuar pjesëmarrjen e protestuesve ditën e sotme duke e krahasuar atë me pjesëmarrjen në 16 Shkurt.

Sipas Hoxhës, protesta e sotme nuk ishte më e madhe sesëa ajo që u zhvillua me 16 Shkurt.

Hoxha këtë gjë e argumenton edhe me pjesëmarrjen e ulët të femrave në protestë ndryshe nga ajo e një muaji më parë.

“Pjesmarrja në protestën e sotme nuk mu duk më e madhe sesa 16 Shkurti. Ishte pjesëmarrje e madhe dhe e konsiderueshme, por kjo sot ishte më shumë një protestë politike. Shikoni sot numrin e femrave në protestë edhe krahasojeni me 16 Shkurtin, ishin shumë herë më pak femra, pasi gjuha e përdorur para protestës për fundin e Ramës i ka frikësuar njerëzit të vijnë me familje, me gratë me nënat në protestë”,-tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Protesta për shkollën/ Prindër e nxënës konfrontohen me policinë 

Më tej Hoxha u shpreh se podiumi i vendosur nga opozita i shërbeu vetëm ish deputetit Flamur Noka.

“Opozita ndryshe nga 16 Shkurti vendosi një podium por podiumi i shërbeu vetëm Flamur Nokës që u ngjit tre herë aty. Noka nuk është shquar ndonjëherë për idetë e tij politike por për gjuhën dhe forcën e përdorur në Kuvend”

Gazetari Hoxha zbuloi se drejtuesit e opozitës janë kontaktuar drejtpërdrejtë nga ambasada e SHBA-së për incidentet.

“Ambasada e SHBA-së ka pasur kontakte të drejtëpërdrejta me drejtues të opozitës ku janë paralajmëruar se nëse do të ketë incidente ata do të përgjigjen për çdo gjë. Lëvizjet e opozitës nuk ishin paralajmëruar nga një institucion nga tjetri e gjeti të papërgatitur policinë përballë një turme të madhe”,-deklaroi Hoxha në Report Tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tamponët jepen me racion”/ Spahia thirrje Manastirliut: Merr masa për kite të tjera testesh

Publikuar

-

Nga

“Tamponët jepen me racion”/ Spahia thirrje Manastirliut: Merr masa për kite të tjera testesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me tone të ashpra pas videos së ministrisë së Shëndetësisë me pamjet nga inspektimi në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë.

Spahia e cilëson propagandë këtë video të ministrisë, ndërsa pretendon se sot u vu edhe njëherë në pah mungesa e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor.

“Por realiteti edhe sot i doli më kokëfortë se akrobacitë e propagandës, si për mungesën e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor ashtu edhe për tamponë që jepen me racion kur kërkohen, e për qokë sa herë ka rast. Denoncimi që përcollëm pak ditë më parë se në Shkodër jepeshin me racion 5 tamponë në ditë, u duk si rast i izoluar, por nuk është kështu”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Demokrati përmend denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit dhe atë të Shoqatës së Infermierëve dhe deklaron se këto raste vërtetojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Sot ndoqa me shqetësim denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe, e më pas thjesht nuk u përgjigjej telefonatave. Akoma më shqetësues ishte denoncimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, i rastit të një infermiereje me simptoma prej 4 ditësh, pjesë e ekipit që kishte trajtuar punonjësit me shenja Covid-i të një fasonerie, të cilës nuk i bëhej tamponi!!! Këto janë raste konkrete dhe kanë të bëjnë me sigurinë si të personelit ashtu edhe të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Protesta për shkollën/ Prindër e nxënës konfrontohen me policinë 

LEXO EDHE:  A do bëhen zgjedhjet?!/Blushi: PD ka bombën në xhep, mund t’i hedhë në erë!

As edhe njëherë të vetme zonja ministre nuk flet për këtë situatë, ndërsa kryeministri ka hequr dorë dhe është fshehur, qëkur situata i ka dalë jashtë kontrollit! Nuk ka qeveri në planet, që të jetë kaq mospërfillëse për një situatë të cilën e ka krijuar me papërgjegjshmërinë e saj! Një dështim që mban emrin e Edi Ramës dhe të gjithë atyre që në mënyrë militanteske besuan dhe ende besojnë se situata mund të vihet nën kontroll me propagandë! Zonja ministre merr masa  , sepse kjo rritje e përditshme e numrave të të infektuarve, imponon gjurmim serioz të kontakteve, shumë më të larta në stinë pushimesh, se në periudhat e tjera të vitit!”, nënvizon ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat ndaj Covid/ Nga 1 gushti, Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Publikuar

-

Nga

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura për të frenuar epideminë e koronavirusit.

Gjatë një interviste televizive, presidenti Emmanuel Macron tha se përhapja e Covid në Francë ka shënuar një rritje të lehtë dhe se edhe autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur pro vendosjes së detyrimit për të mbajtur maskë.
Gjithashtu Macron bëri me dije se mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme që nga data 1 gusht.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Gazetari i njohur apel politikës

LEXO EDHE:  Balla: Jam dakord me opozitën por...

Macron tha se “Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë gjatë vjeshtës dhe dimrit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset pranë banesës, drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Delvinë/ Plagoset një person

Deteja të reja janë zbardhur nga ngjarja e pasdites së sotme në Shkodër ku u raportuan të shtëna me armë.

Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur, Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Mark Molla dhe djali i tij. Bëhet me dije se Molla dhe i biri, është plagosur afër banesës së tyre.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE