LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet në protestë/ Reagon Meta, apel politikës

16 Mars 2019, 13:08, Aktualitet CNA

Pas situatës së tensionuar në protestën e opozitës, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Ndërsa thotë se po ndjek me shqetësim zhvillimet, Meta ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve.

?Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve?, bëhet me dije nga Presidenca.

Kujtojmë këtu se pas orës 13:30 protesta e opozitës është shoqëruar me tensione, ku ka pasur edhe konfrontim mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek parlamenti, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës disa herë si dhe me ujë./ CNA.al

Tension para Palarmentit/ Basha akuza të rënda Policisë

Çahet kordoni i Policisë/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend

Lajmet e fundit nga