LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita në protestë/ Kryemadhi zbulon planin e Ramës

16 Mars 2019, 10:34, Aktualitet CNA
Opozita në protestë/ Kryemadhi zbulon planin e Ramës

Kryetarja e LSI -së, Monika Kryemadhi ka zbuluar planin e  kryeministrit Edi Rama, në lidhje me zgjedhjet.

Sipas Saj Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Rama ka probleme me besimin e tij në vetvete. Një njeri që nuk beson në zot, nuk e di çfarë ndodh. Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, ky nuk është problemi ynë por i zoti Rama”, ka thënë Kryemadhi, ndërsa marshonte drejt Kryeministrisë.

Sipas Kryemadhit protesta e sotme Opozitës është shkrirë në masën më të madhe të masës shqiptare  dhe në këto kushte do të hapë një etapë të re, pasi Shqipëria e ka vendin në BE.

Sot hapet një faqe e re për historinë e Shqipërisë. Negociatat nuk hapen nga njeri që blen vota me krimin e organizuar dhe nuk e lufton atë. Nuk hapen nga një njeri që  kërcënon, dhunon dhe shantazhon popullin e  tij. Sot do të vendoset për hapjen e negociatave”, është shprehur Krymadhi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga