LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

16 Mars 2019, 08:01, Aktualitet CNA
Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë në dy xhami në Christchurch mbetën të vdekur 49 persona. Por, kjo masakër duket se kishte edhe një hero.

Tg.com shkruan se bëhet fjalë për një djalë, i cili kujdesej për xhaminë Linëood, njëra ku ndodhi sulmi më armë. Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona. Pa asgjë në dorë ai arriti t?ia marrë armën terroristit. Më pas e ka ndjekur dhe i ka qëlluar me armën e tij por pa qëlluar në shenjë.

Autori i masakrës u arratis por u arrestua më pas nga forcat e policisë.

Autori ka thënë se besonte në ?autonominë etnike për të gjithë popujt me një fokus në ruajtjen e natyrës dhe rendit natyror?. Ai tha gjithashtu se do të hakmerrej për Ebba Akerlund, 11 vjeçe, e cili u vra në një sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm.Scott Morrison tha se vdekja e 11-vjeçares në Stokholm kishte qenë indicia e parë që e ka shtyrë për të kryer sulmin. Ai urrente edhe të huajt që bëjnë krime në Europë.

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Lajmet e fundit nga