Connect with Us

Löw injoron sërish yllin e madh të Barcelonës/ “Nuk kam ndryshuar mendim”

Aktualitet

Löw injoron sërish yllin e madh të Barcelonës/ “Nuk kam ndryshuar mendim”

Publikuar

-

Joachim Löw, trajneri i Gjermanisë, donte ta bënte të qartë se portieri i tij titullar në këtë moment është ende Manuel Neuer, përpara Ter Stegen: “Unë nuk e kam ndryshuar mendimin, Neuer është portieri im titular. E kam thënë në nëntor dhe e përsëris, ai është numri 1 dhe kapiteni ynë.

Këtë vit do të kemi ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian dhe miqësore, Ter Stegen luan në një klub të madh, është në majë të botës, ndaj do t’ia jap mundësinë për të luajtur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Natyrisht, do të ketë konkurrencë në të gjitha rolet, por së paku në portë duhet të them se Neuer është ende portieri ynë titullar”.

Gjermania do të luajë një miqësore kundër Serbisë të mërkurën dhe do të debutojë në fushatën kualifikuese të “Euro 2020” kundër Holandës, të dielën. /CNA.al

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida Duma kapen “mat”

Publikuar

-

Nga

Në shumë media përflitet për një lidhje të mundshme dashurie midis ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por ansjëri prej tyre ende nuk e ka hedhur hapin për ta pranuar publikisht, megjithëse Salianji i ka dhënë vlera të mëdha Dumës në daljet e tij publike.

Rreth një vit më parë CNA.al publikoi një video ekskluzive të Ervin Salianjit, i cili është kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike në sallën e parlamentit, me një person të quajtur G.D., që më pas nga mediat u identifikua si Grida Duma, por që asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre. Përkundrazi gjithçka u mohua.

Me kalimin e muajve, me sa duket lidhja dhe miqësia e tyre është forcuar dhe shpesh shihen në zonën e Qerretit, në një zonë vilash rezidenciale, ku shumë zëra thonë që ata kalojnë bashkë pushimet apo kanë filluar bashkëjetesën.

CNA.al ka siguruar disa foto ekskluzive, të cilat janë bërë sot pikërisht në Qerret, ku çifti Salianji-Duma janë ulur në një kafe.

Nuk dihet nëse ka një lidhje zyrtare midis dy ish-deputetëve të PD-së, dhe se cfarë pritetë të ndodhë, a do të kemi një dasmë mes dy personazhëve të rëndësishëm të republikës së re të Lulzim Bashës.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, mediat kanë raportuar ndarjen e Grida Dumës, nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin ka edhe një djalë.

Gjithashtu edhe Ervin Salianji ka pasur një lidhje me Eneida Patkoin, një lidhje që pritej të kurorëzohej në martesë, por të dy braktisën partnerët e tyre./ CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Foto Ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida një dyshe e pa ndarë

Divorcohet Grida Duma

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Bëji të fala kunatit”/ Noizy ironizon Luana Vjollcën

Publikuar

-

Moderatorja Luana Vjollca dhe reperi Noizy kanë performuar mbrëmjen e kaluar në të njëjtin club nate.

Teksa bëhej gati të performonte hitin e tij “Jena Mbretër”, Noizy ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoar Selimin.

“Bëji të fala kunatit”, shprehet reperi, ndërkohë Luana ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me këtë.

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

 

LEXO TE PLOTE