LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Garë nga degët e PD/ Kush të gënjejë më shumë për protestuesit drejt Tiranës

16 Mars 2019, 09:58, Aktualitet CNA
Garë nga degët e PD/ Kush të gënjejë më shumë

Zyra e organizimit në PD ka raportuar zyrtarisht shifrat e protestuesve të nisur nga rrethet. Sipas shifrave të dhëna nga selia e demokratëve janë afërsisht 60-70 mijë protestues që po vijnë nga rrethet.

Shifrat sipas PD janë këto: Qarku Shkodër ? 9200, Qarku Lezhë ? 7000,  Qarku Kukës ? 4100, Qarku Dibër ? 3500, Qarku Durrës ? 9500,Qarku Elbasan ? 7800, Qarku Berat ? 3400, Qarku Fier ? 5600, Qarku Vlorë ? 5000,Qarku Gjirokastër ? 2000 dhe Qarku Korçë ? 4500.

Por sipas këtyre të dhënave do të duheshin të paktën 1300-1400 autobuzë që të sillnin këta persona në protestë. Në fakt aq shumë autobuzë do të  çonin në bllokimin e Tiranës dhe po të hynin në unazë gjithçka do të bllokohej dhe Qeveria vërtet s’do kishte ku të shkonte.

Ndërsa me vetura do të duheshin gati 20 mijë të tilla. Duke bërë një shpërndarje sikur gjysmat e protestuesve të vinin me autobuzë e gjysmat me vetura do të duheshin 650-700 autobuzë dhe 10 mijë vetura. Me aq mjete sot ne mengjes, Tirana do ishte ne kaos total.

Rast specifik që tregon të vërtetën është Korça e cila raportohet me 4500 protestues, ndërkohë që janë nisur një autobus 50 vendësh,  dy furgona me nga një 20 vende si dhe disa vetura. Pra rreth 250 protestues maksimumi, nga 4500 që deklarohen.

Mesa duket shifrat e dhëna janë një garë e degëve apo selisë qëndrore për të ngritur një frymë proteste që të dalë në shesh Tirana apo që më pas shifra të përdoret për të thënë ishin 100 apo 200 mijë.

Ndërkohë që mijëra të tjerë kanë ardhur të pa organizuar duke e rritur numrin e protestuesve në rreth 80 mijë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga