LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kërcënuan me jetë për shkak të detyrës, reagon moderatorja Fiori Dardha

16 Mars 2019, 10:25, Lifestyle CNA
E kërcënuan me jetë për shkak të detyrës, reagon

Ditën e djeshme, lajmi që moderatores Fiori Dardha i kishte ardhur një mesazh kërcënues për shkak të detyrës, pushtoi të gjitha mediat.

Kërcënimi thuhej se ishte bërë nëpërmjet një mesazhi nga një person i identifikuar si ish-kryetari i komunës së Perondisë në Berat, i cili e ka ofenduar dhe kërcënuar me jetë moderatoren e njohur.

Ky kërcënim lidhet me çështjen e një ankandi për dhënien e tokave me qira që ka shkaktuar konflikte për ish-kryetarin e komunës në fshat.

Çështja në fjalë është trajtuar në emisionin ?Boom? ndaj dhe kërcënimi dyshohet se është i lidhur drejtpërdrejtë autoren e emisionit, Fiori Dardhën.

E kontaktuar nga ?RevistaWho?, Fiori nuk e mohoi lajmin dhe tha se çështja i ka kaluar drejtësisë.

Prej vitit 2016 Fiori Dardha së bashku me Rozana Radin kanë drejtuar emisionin investigativ, në të cilin janë trajtuar tema nga më shqetësueset për shoqërinë shqiptare.

Lajmet e fundit nga